fbpx

Shilegov beson se aktivitetet e inspektorëve e kanë pastruar ajrin në Shkup, ekologët thonë se era dhe dielli janë më meritorët

Kryetari i Komunës së Shkupit Petre Shilegov sot u lavdërua se ajri në kryeqytet po përmirësohet që kur ai është në pushtet, ndërsa këtë vit ajri ka qenë tre herë më cilësor, gjë që sipas tij është rezultat i punës intensive të shërbimeve të inspektorateve dhe aksioneve që i realizon Qyteti. Por ekologët nuk pajtohen dhe pohojnë se era dhe dielli kanë luajtur rol të madh në uljen e ndotjes së ajrit. Në të njëjtën kohë, është fakt që matësit e grimcave PM10 dhe PM2.5 nuk kanë punuar për një kohë të gjatë ose nuk punojnë akoma pikërisht në pjesët më të ndotura të qytetit, kështu që ju krijohet përshtypja se ndotja është zvogëluar, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Ky vit është edhe tre herë më i mirë, por kjo nuk do të thotë që e kemi fituar atë betejë. Megjithatë, kur tre vjet me radhë keni tendencë të rritjes të ditëve të ndotura, kjo do të thotë se përfundimisht kemi kapur një trend pozitiv falë punës intensive të shërbimeve të inspektimit të qytetit, pastrimit të oxhaqeve, inverterëve, raportimit të zjarrit hapur”, tha Shilegov.

Sipas Ana Çolloviq nga “Eko-vetëdija” (“Eko svest”), është e vërtetë se gjatë viteve të fundit situata me ndotjen e lartë të ajrit në Shkup është përmirësuar, më saktësisht në komunat  Qendër dhe Karposh, por që akoma jemi larg nga ajo që quhet ajër cilësor.

“Shifrat e MMJPH nga stacionet matëse tregojnë një rënie të grimcave PM10 në muajin e kaluar, por duhet të jemi të sinqertë, kontributin më të madh për këtë e kanë kushtet e motit. Era dhe dielli, së bashku, bëjnë e punën e tyre. Nevojitet aksion më i madh në terren për ndotësit, por edhe shteti të vendosë sistem monitorimi dhe numër më të madh të stacioneve matëse në Shkup dhe qytete të tjera, jo vetëm për PM10, por edhe për matjen e grimcave të tjera të dëmshme në ajër, siç është sulfuri, ozoni, azoti”, thotë Çolloviq për Meta.mk.

Përkundër deklaratës së Shilegovit sot, siç ka shkruar Meta.mk, statistika zyrtare e Ministrisë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor kanë treguan ndotje pak më të ulët të ajrit në janar 2021 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, por edhe ndotje më të lartë në dhjetor 2020. Të dhënat nga stacionet matëse të vendosura në kryeqytet tregojnë se në dhjetor 2020 2020 ka pas më shumë ndotje të ajrit krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2019. Madje 24 ditë nga muaji i fundit në vitin 2020, përqendrimi i grimcave PM-2.5 në ajër, në stacionin matës në Qendër, ka qenë ishte mbi përqendrimin maksimal të lejuar prej 25 mikrogramë për metër kub.

Megjithatë, duhet theksuar se stacionet matëse të kësaj ministrie në periudha të caktuara nuk funksionojnë vazhdimisht për të matur të gjitha përqendrimet e dëmshme të pranishme në ajër dhe prandaj nuk është e mundur të bëhet krahasimi ndërmjet dy viteve të ndryshme për të gjitha substancat e dëmshme në ajër për të gjitha lokacionet në Shkup. Rezultati mesatar i përqendrimeve të matura në këtë rast mund të nxirret, por jo edhe të dihet numri i përgjithshëm i ditëve në të cilat është kapërcyer vlera kufitare e përqendrimeve të lejueshme në ajër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button