fbpx

Gjykata Themelore në Prilep ka shqiptuar për herë të parë dënim me burg të përjetshëm

Gjykata Themelore në Prilep ka shqiptuar dënim me burg të përjetshëm për 52 vjeçarin Nikolla Petreski, i cili në janar të vitit të kaluar në një tragjedi familjare ka vrarë dy persona dhe ka lënduar rëndë një tjetër. Sipas zëdhënësit të gjykatës, Zharko Veleski, vendimi që është sjell dje është për kryerjen e katër veprave penale: një për vrasje, dy për tentim vrasje dhe për dhunë familjare, transmeton Portalb.mk.

“Është dënuar për katër vepra penale, ndërsa bëhet fjalë për lloj më të rëndë të veprave penale. Këtu ka vepër penale nga fusha e dhunës familjare. Gjykata, gjatë sjelljes së vendimit, në pajtueshmëri me dispozitat e nenit 39 nga Kodi Penal i vlerësoi të gjitha rrethanat për sjelljen e vendimit. Janë marrë posaçërisht rrethanat vështirësuese: lloji dhe karakteri i veprave penale për të cilat ngarkohet i akuzuari, numri i veprave të kryera penale, mënyra se si janë kryer veprat penale”, deklaroi Veleski.

Ai tha se ky është dënim i parë me burg të përjetshëm që e shqipton gjykata e Prilepit.

“Kjo është hera e parë nga Gjykata Themelore e Prilepit, e para si komunale, më pas me kompetenca të zgjeruara, që të shqiptohet një dënim i këtillë rigoroz më i lartë”, tha ai.

Tragjedia familjare që tronditi Prilepi, ka ndodhur më 11 janar vitin e kaluar në orët e mëngjesit, rreth orës 8, kur Petreski është paraqitur në derën e shtëpisë familjare të ish bashkëshortes. Tragjedia ka ndodhur para syve të djalit 10 vjeçar i cili është vendosur te familjarët e nënës dhe është nën mbikëqyrje të Qendrës për Punë Sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button