fbpx

Eco Guerilla letër kryeministrit Zaev: Tetova pa ujë, përgjegjësi për hidrocentralet

Eco Guerilla, përmes një letre drejtuar kryeministrit Zoran Zaev, ka kërkuar përgjegjësi për mungesën e ujit në Tetovë dhe ndërtimin hidrocentraleve në Malin Sharr, njofton Portalb.mk.

“A e dini se ditët e fundit Tetova ka qenë pa ujë? Arsyet: në Malin Sharr, në lokacionin e Leshnicës në kaptazhën e posandërtuar ka rrëshqitje të mëdha të dheut me çka është dëmtuar seriozisht rrjeti. Pasojat: vetëm 300 metra afër kaptazhës është ndërtuar një nga mini-hidrocentralet e  shumta që po shkatërrojnë natyrën në Malin Sharr”, thuhet në letrën e Eco Guerilës.

Nga kjo organizatë, pyesi se a din kryeministri që drejtoresha e Inspektoratit të ambientit jetësor Ana Petrovska në muajin nëntor pati paralajmëruar që nga ndërtimi i hidrocentralit në Malin Sharr, në lokacionin e Leshnicës mund të ndotet uji për pije dhe të rrezikohen qytetarët e Tetovës të mbesin pa ujë.

Sipas tyre, janë ngritur dyshime për lejet e ndërtimeve dhe se organizatat ambientaliste dhe ekspertët me vite i kanë paralajmëruar për këto pasoja katastrofale.

“Për fat të keq ligji për shpalljen e Malit Sharr për park nacional bëhet në atë mënyrë që mundëson ndërtimin e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura. Me këtë kjo Qeveri në mënyrë flagrante shkel Konventën e Bernës dhe atë të Aarhusit. Shoqata Eko-Svest dhe Shoqate Maqedonase ekologjike juve ju është drejtuar menjë letër ku ju kërkon të ndaloni ndërtimin e hidrocentraleve të reja duke elaboruar në detaje të gjitha arsyet. Nuk e di nëse e keni lexuar dhe nëse jeni përgjigjur. Këto hidrocentrale të vogla kontribuojnë në sistemin kombëtar të energjisë me rreth 4.6% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike ndërsa nga xhepi i qytetarëve nga faturat e energjisë elektrike marrin rreth 13 milion euro subvencione do vit. Dëmi që i shkaktohet lumenjve, florës dhe faunës, natyrës dhe fshatrave si në Mavrovë si në Sharr është i përmasave të mëdha. A jeni të vetëdijshëm se Qeveria me këtë subvencionon EKOCID duke shkatërruar natyrën?”, qëndron në reagimin e EcoGuerillës.

Pyetja tjetër drejtuar kryeministrit nga kjo organizatë, është  se çka keni ndërmarë për skandalin në fshatrat Tearcë, Dobrosht, banorët e të cilëve, prej fillimit të ndërtimit të hidrocentraleve janë të privuar nga e drejta për ujë të pijshëm dhe për këtë a duhet ata të blejnë ujë për pije në shishe.

“Dhe në fund – a e dini se parlamenti i Bosnjës dhe Hercegovinës në muajin shtator të vitit të kaluar solli ligj me të cilin ndalohen hidro-centralet e vogla? A e dini se Qeveria e Malit të Zi e ka ndaluar ndërtimin e hidro-centraleve të vogla? Shqipëria po ashtu. Dhe kush është Maqedonia që me kaq ngulm shkon në drejtim të kundërt duke shkelur edhe Konventat ndërkombëtare dhe Kushtetutën. A do merr dikush përgjegjësi për këtë EKOCID të subvencionuar nga Qeveria?”, thuhet në letrën e EcoGuerillës.

Në fund të letrës, qëndron edhe një pyetje se qytetarët duan të dinë çfarë pengu kanë te Hidro-Mafia. Sipas tyre, grykësia për përfitime materiale nuk mund të jetë mbi shëndetin e njerëzve dhe shkatërrimin e natyrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button