Lista e DAP-it, borxhlinjtë më të mëdhenj janë ndërmarrjet publike dhe komunat

Drejtoria e të Ardhurave Publike publikoi listën e re të borxhlinjëve për borxhet e paguara deri më 31.10.2020 dhe të papaguara deri më 31.01.2021 në bazë të TVSH-së, tatimit mbi fitimin, tatimit mbi të ardhurat personale dhe detyrimeve të tjera, për të cilat shuma totale e borxhit më e lartë se 120.000 denarë është për personat fizik dhe më e lartë se 300.000 denarë për persona juridikë, njofton Portalb.mk.

Lista përfshin 1.880 borxhlinj – persona juridikë dhe 2.818- persona fizik.
Borxhi total neto i shpallur në listë është 10.2 miliardë denarë (167 milion euro).

Vihet re që ndër borxhlinjtë më të mëdhenj janë ndërmarrjet publike dhe komunat. Kështu, “Pyjet Kombëtare”  kanë borxh prej 231 milion denarësh, Ndërmarrja Komunale “Komunalec” – Gostivar ka borxh prej 226 milion denarë,sh Ndërmarrja Publike për mirëmbajtjen e autostradave dhe rrugëve regjionale- 175 milion denarë, Ndërmarrja Komunale “Tetova” – 161 milion denarë, Komuna e Karposhit ka borxh 44 milion denarë, Sh.AVodostopanstvo” ka 43 milion denarë, Ndërmarrja Publike “Biljanini Izvori” – Ohër ka borxh 32 milion denarë, dhe Komuna e Ohrit 1.8 milion denarë. Në krye të listës është termocentrali Sh.A TE-TO Shkup, i cili i ka borxh të papaguar në vlerë prej 691.5 milion denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button