Banka Popullore kufizoi përkohësisht pagesën e dividendëve për aksionarët e bankave dhe shtëpive të kursimit

Këshilli i Bankës Popullore zhvilloi sot seancë të rregullt në të cilën solli Vendim për kufizimin të përkohshëm të shpërndarjes dhe pagimit të dividendëve për aksionarët e bankave dhe shtëpive të kursimit, njofton Portalb.mk.

“Siç u theksua në mbledhje, me shpërthimin e pandemisë së Kovid-19, Banka Popullore miratoi disa masa për lehtësim monetar dhe fleksibilitet rregullator, në mbështetje të sistemit bankar dhe ekonomisë në tërësi, në kushte krize. Treguesit e fundit konfirmojnë që sistemi bankar po ruan me sukses stabilitetin e tij, me kreditë që vazhdojnë të rriten edhe më tej dhe pozicionet e qëndrueshme të kapitalit të bankave. Sidoqoftë, pasiguria nga kriza e koronës ende vazhdon. Prandaj, Vendimi i miratuar në mbledhjen e sotme, i cili është një masë e përkohshme, vepron në mënyrë parandaluese, për rritje të mëtejshme të qëndrueshmërisë së sistemit bankar dhe ruajtje të stabilitetit, në kushte të pasigurisë rreth rrjedhës së mëtejshme të krizës shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Në të më tej thuhet se vendimi është i përkohshëm dhe do të jetë i vlefshëm deri në fund të këtij viti, ndërsa Banka Popullore, më së voni deri më 30 shtator, do të rivlerësojë rrethanat e pandemisë për shkak të së cilës u miratua edhe ky vendim. Në varësi të vlerësimit, Banka Popullore mund të heqë para kohe kufizimet e këtij vendimi.

“Siç u theksua në mbledhje, pikërisht për shkak të pasigurisë që ekziston ende, pritet që bankat, si më parë, të vazhdojnë të planifikojnë me kujdes nevojat e tyre për kapital dhe t’i japin prioritet ruajtjes dhe forcimit të mëtejshëm të burimeve kapitale. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit të sistemit bankar, si dhe për sigurimin e mëtejshëm të mbështetjes së qëndrueshme kreditore për qytetarët dhe kompanitë. Për shkak të krizës së koronës, kufizimet e këtilla të përkohshme lidhur me dividendët janë futur edhe në vende tjera të rajonit dhe më gjerë”, thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button