Greqia dhe Austria shtyjnë anëtaret e BE-së të fusin ‘pasaportë kovid’, Gjermania dhe Franca e konsiderojnë atë diskriminuese

Greqia dhe Austria i shtyjnë anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian të fusin certifikata vaksinimi covid-19, të cilat do të ndihmonin industrinë e turizmit në Evropë këtë verë, njofton Portalb.mk.

Greqia dhe Qiproja kanë nënshkruar tashmë marrëveshje bilaterale me Izraelin, me çka do t’ju mundësohet qytetarëve të tyre të hyjnë në vendet përkatëse nga 1 prilli nëse kanë prova të vaksinimit.

Në anën tjetër të debatit janë vende si Gjermania dhe Franca, të cilat shqetësohen se të ashtuquajturat pasaporta covid janë diskriminuese, pasi pakica e vaksinuar mund të udhëtojë lirisht jashtë vendit ndërsa të tjerët vazhdojnë të përballen me kufizime. Një ndërlikim shtesë është përhapja e shpejtë e varianteve të reja të koronavirusit, pasi është e paqartë se sa efektive janë vaksinat ekzistuese kundër tyre.

“Certifikata digjitale nuk është aspak diskriminuese. Turistët e pa vaksinuar gjithashtu do të mund të vizitojnë Greqinë këtë verë, por procedura për ta do të ishte më e ngadaltë. Ata duhet të testohen dhe ndoshta të shkojnë në izolim pas mbërritjes”, tha zëvendës Kryeministri Grek Akis Skercos.

Turizmi grek regjistroi rezultate kaotike vitin e kaluar për shkak të pandemisë, duke gjeneruar të ardhura prej vetëm katër miliardë eurosh, gjegjësisht 14 miliardë më pak se në vitin 2019.

Edhe kancelari austriak Sebastian Kurz njoftoi se ai është në favor të futjes së kartave jeshile digjitale.

“Në atë mënyrë, përmes telefonave tuaj celularë, mund të provoni se jeni testuar ose vaksinuar kundër covid-19 ose që e keni kaluar, me qëllim që të mund të udhëtoni lirshëm nëpër BE”, tha Kurz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button