Një lojë e re PUBG po vjen, ndërtuar posaçërisht për platformat mobile

Nëse nuk jeni kënaqur dot me PlayUnkown Battlegrounds njohur edhe si PUBG, atëherë ju themi se një lojë e re PUBG po vjen në platformat mobile, shkruan Pcworld.al.

Quhet PUBG: New State dhe po vjen në Android dhe iOS këtë vit. Do të ofrojë harta ekskluzive, grafika super realiste dhe është optimizuar për platformat mobile.

Traileri i paraqitur më lart jep pamjen e parë sesi loja do të ngjajë kur të debutojë. Në tërësi është një tjetër lojë e stilit battle-royale.

PUBG: New State do të na dërgojë në të ardhmen, konkretisht vitin 2051. Loja tahsmë është në Play Store i disponueshëm për regjistrim paraprak

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button