Çka është Akupunktura?

Akupunktura është pjesë e mjekësisë tradicionale Kineze e cila daton 5.000 vite më parë . Kjo bazohet ne besimin se qeniet e gjalla kane energji vitale,e ashtuquajtur “Ci” e cila qarkullon ne 12 meridianë ne trup. 

Ne qoftë se vjen deri te çrregullimi i burimit te meridianëve paraqitet sëmundja. Akupunktura kryhet me gjetjen e pikave te duhura ne trup dhe futjen e gjilpërave në vendet e caktuara. Ekzistojnë më shumë se 1000 pika te trupit.

Akupunktura është njëra nga terapitë më të famshme alternative.
Ndihmon ne:
– Stimulimin gjatë lirimit nga dhimbja
– Ndikon në lirimin e përçuesëve nervorë, substanca që përcjellin impulse nervor deri tek truri.
– Ndikon në sistemin nervorë autonom.
– E stimulon qarkullimin.
– Ndikimin e rrymave elektrike në trup.

Sëmundjet e trajtuara me akupunkturë;
– Migrena dhe kokëdhimbja
– Dhimbje në sinusët
– Ftohja
– Varshmëritë
– Neuralgji e trefishtë (3 G Minus)
– Ishijasi
– Artritisi
– Ngërçet menstruale
– Dhimbje ne pjesën e poshtme të mesit
– Astma
– Humbje të peshës
– Shterpësi

Tretmanët e akupunkturës zakonisht zgjasin 20-30 minuta ndërsa teknikat janë:
– Aparate me gjilpërë për akupunkturë me shkopinj të thatë bari për aktivizimin e pikave te akupunkturës. Njëkohësisht i njohur si “Moha”
– Vendosja e venduzëve-aplikimi i gotave të qelqit për të krijuar thithje e lëkurës. Kjo është për lirimin në stagnim të gjakut ,psh gjatë lëndimeve sportive.
– Ilaçe bimore-Bimët kineze munden te jepen ne formë të çajit,tabletave,kapsulave dhe të gjitha këto për plotësimin e tretmanit me akupunkturë.

Lajme të ngjashme

Back to top button