Vaksina “Sputnik V” vjen në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e ka angazhuar Ministrinë e Shëndetësisë të nënshkruaje marrëveshje për 100 mijë doza të vaksinës ruse. Përderisa merren vesh për detajet, ende zgjasin procedura burokratike për dy vaksinat tjerë amerikane, “Fajzer” dhe kineze “Sinofram”, shkruan Zëri i Amerikës.

Në lidhje me porositjen e vaksinave tjera, ministri Shëndetësisë, Venko Filipçe sot informoi shkurt se “shpreson që ditëve në vijim të konkretizohet data se kur do të arrijnë vaksinat e “fajzer” dhe “sinofarm”.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot konfirmoi se numri i rasteve të reja me Kovid-19 po rritet për shkak të shpërndarjes së variantit të ri britanik.

Vaksinimi në vend filloi më 17 shkurt me imunizimin e 202 punonjësve shëndetësor.

Dr. Dobrinka Naunova-Jovanovska dhe kryeinfermierja Gabriela Temellkovska nga stafi i Klinikës për Sëmundje Infektive ishin të parat në vend që morën vaksinën kundër kovid-19.

“Është pa dhimbje, ndihem shkëlqyeshëm. Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur veten nga infeksioni aktual gjatë gjithë vitit”, tha Dr. Naunoska.

Për të siguruar mbrojtje ose imunizim kolektiv, gjegjësisht për të ndërprerë përhapjen e kovid-19, siç thonë nga Organizata Botërore të Shëndetësisë, është e nevojshme që rreth 70% e popullatës të vaksinohen. Ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se duhet kohë për të vaksinuar 70 përqind të popullsisë në mënyrë që, të themi kushtimisht, të mund të “merrnim frymë” më lirshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button