Mjeku amerikan prezantohet si kardiolog 109-vjeçar nga Maqedonia, i cili reklamon ilaç të paregjistruar

Një kardiolog 109-vjeçar nga Maqedonia ndan sekretin e jetëgjatësisë dhe shëndetit të mirë. Tingëllon interesante dhe joshëse për ta lexuar apo jo? Ajo që duhet të dini që nga fillimi është se ky mjek është i rremë, ilaçi që ai ofron është i paverifikuar dhe ky është një mashtrim tipik në internet, shkruan Vërtetmatës.mk.

Teksti që recensojmë, i cili është shpërndarë në rrjetet sociale, tregon një mjek të pretenduar Mihael Treneski, të cilin e prezanton si një kardiolog 109-vjeçar nga Maqedonia, i cili ofron një kurë për enët e gjakut që do t’ju ndihmojnë në shumë sëmundje dhe do t’ju bëjë të ndiheni më i ri.

Mjek i tillë në Maqedoni nuk ekziston! Personazhi i këtij mjeku në këtë tekst, është plotësisht i shpikur.

Së pari, nuk ekziston kardiolog në Maqedoni me emrin Mihael Treneski dhe që është 109 vjeç. Një mjek i tillë nuk mund të gjendet në listën e specialistëve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore nga lista e mjekëve specialistë të institucioneve shëndetësore publike dhe private.

Emri i tij nuk shfaqet as kur kërkohet në Google, që do të thotë se ai nuk ekziston.

Mjeku i pretenduar paraqitet me fotografi, nën të cilën thuhet: Në moshën 109 vjeç, Dr. Treneski ka marrë urime edhe nga presidenti. Foto nga zyra e Dr. Treneski.

Kjo është absolutisht e pavërtetë. As në fotografi nuk është paraqitur dr Treneski, as nuk ka marrë ndonjë urim nga presidenti.

Kur fotografia e tij kërkohet në Google, qartë shihet se ai nuk është një mjek nga Maqedonia. Bëhet fjalë për Dr. Walter Watson, nga Augusta, Georgia, USA. Në vitin 2010, në moshën 100 vjeç (jo 109), ai ka qenë mjeku më i vjetër në botë me përvojë 63 vjeçare si obstetër.

Mjeku Watson ka ndërruar jetë në vitin 2012, në moshën 102 vjeçare.

I njëjti tekst mund të gjendet në gjuhën angleze fjalë për fjale. Por atje ky mjek prezantohet si Dr. Kllajd Batler. Përsëri gënjeshtër dhe. Në atë tekst, ndryshe nga ky në maqedonisht, ilaçi quhet “Formulë e avancuar për baraspeshë në gjak” (Advanced Balance Formula Advanced).

Në faqen në gjuhën maqedonase, ilaçi quhet “Hipertea”. Në tekst thuhet se ai ndihmon në pastrimin e enëve të gjakut dhe disa nga përfitimet e shumta që i atribuohen janë rregullimi i presionit të gjakut dhe përmirësimi i shëndetit të përgjithshëm. Por, ky nuk është ilaç. Nuk është zyrtar, as nuk është aprovuar nga institucionet përkatëse, as nuk mund të gjendet në regjistrin zyrtar të barnave të Ministrisë së Shëndetësisë, as në barnatore.

Ky çaj, i cili reklamohet në disa uebfaqe dhe faqe në Facebook, është në fakt një shtesë (suplement), për efektivitetin e të cilit nuk ka as kërkime zyrtare dhe as ndonjë provë. Nuk ka të dhëna as për përbërjen e tij ose të dhëna specifike për prodhuesin. Teksti tregon një gënjeshtër në lidhje me hulumtimin e lidhur me ilaçin, i cili synon të tingëllojë i vërtetë, por nuk është kështu.

Në uebfaqen e Institutit për Sëmundje Kardiovaskulare është shfaqur statistika zyrtare të studimeve klinike. Në të kanë marrë pjesë rreth 2 mijë pacientë, të gjithë ata përdorën “Hipertea” gjatë trajtimit.

Nuk ka një Institut të tillë për Sëmundjet Kardiovaskulare në Maqedoni, kështu që rezultatet që pretendohet të merren me studime klinike, janë të trilluara dhe joreale.

Ky është një mashtrim tipik online që përdor në mënyrë joetike vuajtjet e njerëzve që kanë probleme shëndetësore në mënyrë që t’i joshë ata të blejnë një kinse ilaç dhe të shpenzojnë shumë para. Madje, përdoret edhe një mjek jo-ekzistues me një identitet të rremë, i cili u krijua për të paraqitur një realitet të rremë në mënyrë që të mashtrojë njerëzit dhe t’i joshë ata të shpenzojnë para pa marrë në të vërtetë ndihmën e nevojshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button