RMV, tre qytetarë u akuzuan për terrorizëm, blerje të armëve për eksplodim të objekteve dhe frikësim të qytetarët

Tre qytetarë të Kumanovës janë akuzuar nga Prokuroria themelore publike në Shkup për terrorizëm, për çka është kërkuar edhe zgjatja e paraburgimit, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori publik competent nga Prokuroria themelore publike sot dorëzoi në Gjykatën Penale në Shkup një Aktakuzë ndaj tre personave nga Kumanova”, njoftojnë nga Prokuroria, duke sqaruar që ata akuzohen në bazë të nenit 394 nga Kodi Penal.

Të akuzuar për vepër terroriste janë 22 vjeçari B.A., 22 vjeçari V.A. dhe 26 vjeçari E.L.

“Në fillim të vitit 2019, i akuzuari B.A. krijoi organizatë kriminale-organizatë terroriste “Qelia”, bazuar në matricën ideologjike të organizatës terroriste ISIS”, sqarojnë nga Prokuroria, duke shtuar që në këtë grup janë përfshirë edhe dy të akuzuarit e tjerë.

Prokuroria raportoi që i dyshuari i parë kishte për detyrë në këtë grup të sigurojë mjete financiare për të blerë armë, municion dhe pajisje luftarake, ndërsa dy të akuzuarit tjerë të sigurojnë objekt për ruajtjen e këtyre pajisjeve, duke vlerësuar që qëllimi i këtij grupi është të krijojë ndjenjë të pasigurisë te qytetarët, si dhe shkatërrim të objekteve dhe institucioneve të ndryshme, duke theksuar që ata janë trajnuar edhe në vitin 2020 në objektin e braktisur të dikur hotel “Ku-ba” në Kumanovë.

“QELIA 1”

Më 25 mars të vitit 2016-të, 5 nga 11 të akuzuarit e rastit “Qelia 1”, janë dënuar me nga 5 vjet burg, ndërkaq hoxha nga Çairi, Rexhep Memishi është dënuar me 7 vjet burg, për pjesëmarrje dhe organizim paraushtarak dhe rekrutim të shtetasve të Maqedonisë për të luftuar në Siri, në anën e “Shtetit Islamik”.

5 të dënuarit me nga 5 vjet burg janë: Fazli Sula, Muhamed Shehu, Sejfulla Edemovski, Ahmed Dardhishta dhe Resul Saiti. Sipas Gjykatës, këto 5 persona kanë marrë pjesë në logjistikë  dhe organizimin e ushtarëve për të luftuar në Siri.

“QELIA 2”

Ministria e Punëve të Brendshme e ka kryer një hetim gjithëpërfshirës nën emrin e koduar “Qelia 2″, me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër S.R. (26), B.S. (32), B.G. (23), E.U. (36), F.I. (31) – të gjithë nga Shkupi, M.M. (38) nga Tetova dhe S.I. (27) nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepër penale “pjesëmarrje në organizatë terroriste”, gjegjësisht ose ai që ka ndihmuar në çfarëdo lloj mënyrë sipas nenit 394-a paragrafi 2 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, kishin njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme më 9 korrik të vitit 2016-të.

MPB-ja kishte raportuar se aksioni policor është realizuar në gjashtë shtëpi të Shkupit dhe një të Tetovës. Pas bastisjeve, me urdhër të prokurorit, janë gjetur dhe siguruar katër persona (B.G., F.I., E.U. dhe B.S.), ndërkaq tre personat tjerë nuk janë të kapshëm për autoritetet.

“QELIA 3”

Pesë shtetas të Maqedonisë, nën dyshimin për anëtarësim në të ashtuquajturin “Shteti Islamik (ISIS)”, më 12 gusht të vitit 2016-të janë arrestuar në një aksion nën emrin e koduar “Qelia 3”, të sinkronizuar mes policisë së Maqedonisë dhe të Turqisë, në Aksaraj të Turqisë, ku është bërë rekrutimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button