Autobusët e Tetovës nuk do të qarkullojnë as në mars, s’ka kushte

Nuk është menduar një regjim i ri i komunikacionit, nuk ka shoferë për autobusët, drejtori i NP “Tetova Transport” dhe të punësuarit tjerë nuk kanë zyra, nënstacionet nuk kanë ulëse ndërsa janë vendosur vetëm 9 prej 48 që u premtuan, oraret janë përpiluar por nuk ka siguri se do të mund të ju përshtaten kushteve infrastrukturore dhe të komunikacionin në qytet. Këto dhe me shumë sfida tjera po haset tentimi për vendosje në funksion të transportit publik në Tetovë, drejtori i ri i kësaj ndërmarrje pranoi se po përballen me shumë sfida dhe se fillimisht do të funksionoje vetëm 1 linjë, shkruan Portalb.mk.

Përveç vendit të parkimit të pesë autobusëve nga objekti i zjarrfikësve deri te një kompani private dhe ndryshimin e drejtorit, Komuna e Tetovës nuk ka ndërmarrë asnjë hap tjetër për funksionim të mirëfilltë të transportit publik në Tetovë.

Për dy javë apo për dy muaj, nuk dihet se kur do të filloje transporti publik në Tetovë, kështu potencoi sot drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” i cili shtoi se ka ende punë për tu bërë, sidomos për formën e blerjes së biletave.

Darko Spirovski, drejtor i NP "Tetova Transport".
Darko Spirovski, drejtor i NP “Tetova Transport”.

“Unë nuk determinova kohën se kur do të fillojnë të lëvizin këta autobusë, nuk bëhet fjalë për 1 ose 2 ditë. Projekte të tilla strategjike nuk bëhen kaq shpejtë, periudha kohore mund të jetë nga 1 deri në 2 muaj, qëllimi jonë është që sa më shpejtë të filloje. Ka disa gjëra që duhet të bëhen, disa plotësime te nënstacionet, gjithashtu edhe metodologjia e shitjes së biletave, pra, të ngjashme si koncept mund ta marrim qytetin e Prilepit, të cilët kanë metodologjinë e shitjes së biletave në mënyrë elektronike, ideja është që udhëtarët të mos presin për të blerë biletat në autobusët por të bëhen përmes metodave më të thjeshta” shtoi Spirovski, duke përmendur edhe mënyrën e blerjes së biletave si në Shkup, përmes teknologjisë NFC.

Portalb.mk një javë më herët bisedoi me ekspert të komunikacionit, i cili gjithashtu theksoi se do të jetë shumë e vështirë funksionimi i transportit publik në Tetovë me kushtet aktuale infrastrukturore.

Këtë, nuk e mohoi as drejtori Darko Spirovski, i cili në mes të tjerash theksoi se kjo është arsyeja se pse fillimisht do të funksionoje vetëm një linjë, që të shihet tereni dhe në të njëjtën kohë, të merren sugjerime nga të gjitha palët për funksionim sa më të lehtë të transportit publik.

“Koha e lëvizjes së autobusëve është e determinuar nga sektori për komunikacion, jemi të vetëdijshëm që oraret të cilat janë vendosur, nga një nënstacion në tjetrin do të mund të kenë ndryshime, në pajtueshmëri me atë që do të përballemi në teren. Mendimi im si qytetar, sigurisht që lëvizja e autobusit në ora 6:00 në mëngjes dhe në ora 12:00 do të jetë e ndryshme. Kërkoja mënyra, kemi sugjerime konkrete se si mund të zgjidhet kjo, pra të mos ketë parkim paralel, këtu presim ndihmë të madhe nga policia e komunikacionit dhe të gjitha mekanizmat tjera, mbase me kohë edhe ndonjë lentë e cila do të jetë e projektuar vetëm për autobusin që të lëvize më lirshëm.” Shtoi Darko Spirovski, drejtori i NP “Tetova Transport”.

Spirovski shtoi se ata po përballen me sfida të shumta, edhe atë: “Çmimet, benefitet, target grupet, komunikacioni në qytet dhe shumë tjera” tha Spirovski.

Ndërmarrja publike “Tetova Transport” nuk ka zyra aktualisht dhe as shoferë të cilët do të drejtojnë autobusët, megjithatë, drejtori theksoi se pritet që ditëve në vijim të kalojnë në zyrat të cilat janë paraparë për këtë ndërmarrje, te objekti i vjetër i Inspektoratit të Tregut në Tetovë.

Fillimisht do të funksionoje vetëm 1 linjë dhe 4 autobusë, ja rruga në të cilën do të kaloje autobusi

“Linja e parë me të cilën edhe do të fillojmë është e dizajnuar të filloje nga stacioni i autobusëve deri në rrethrotullimin e parë, të kthehet nga “Vero” dhe pastaj të dale në bulevardin “ilirija”, dhe përmes tregut të shkoje deri në qendër të qytetit dhe pastaj përmes bulevardit “Ilindenit” të arrije në Universitetin e Evropës Juglindore. Është e projektuar kjo të kryhet për 40 minuta. Është paraparë që secilën 30 minuta të ketë autobusë në këtë linjë” shtoi Darko Spirovski.

Portalb.mk përgatiti një “hartë” me rrugën të cilën do të kaloje linja e vetme

This slideshow requires JavaScript.

Reagime pati edhe nga opozita në Këshillin Komunal, Arif Selami nga Aleanca për Shqiptarët (ASh), potencoi se funksionimi normal i transportit publik në Tetovë do të jetë shumë i vështirë, kjo për shkak të kaosit në komunikacion.

Arif Selami, këshilltar nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.
Arif Selami, këshilltar nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

“Çështja e lëvizjes së autobusëve në këto rrugë që i kemi ne, aspak nuk plotësohen kushtet për lëvizjen e lirë të autobusëve. Ne kemi handikap të madh ngufatjen e komunikacionit në këto rrugë, do të jetë shumë e rëndë për tu realizuar një gjë e tillë. Të mos flasim edhe për nënstacionet, për të cilat janë harxhuar mbi 3 mijë euro për një nënstacion edhe kjo vazhdimisht fshehët nga institucionet komunale për sa kanë kushtuar të njëjtat” theksoi Arif Selami, këshilltar i Aleancës për Shqiptarët.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit Komunal në Tetovë, Bekim Memeti potencoi se është optimist që transporti publik në Tetovë do të mund të funksionalizohet gjatë muajit mars. Informojmë se deri para dy jave, drejtor i NP “Tetova Transport” ishte Fejsal Beadini ndërsa i njëjti tash është zëvendësuar nga Darko Spirovski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button