fbpx

Rasti “Monstra” – Rexhepi: Rasti është i montuar, Zaev: Politikanët t’i largojnë duart nga gjyqësori dhe prokuroria

Koordinatorit i grupit parlamentar të koalicionit ASH-AAA, Skender Rexhepi, ne seancën e sotme parlamentare duke i drejtuar pyetjet kryeministrit Zoran Zaev rreth rastit Monstra, ka përsëritur se ky rast është i montuar. Ai tha se kur të flasësh për një rast terrorist do të duhesh të kesh kush është organizator, do të duhet të kesh kush merr përgjegjësi, motivin edhe arritjet që ata dëshirojnë të arrijnë me atë frymë, Portalb.mk.

“Akuza për terrorizëm është e fuqishme, në momentin kur ke dëshmi, por në momentin që nuk ke dëshmi bëhesh pjesë e talljes. Për atë arsye konsideroj edhe jashtë asaj, nuk u gjet as një armë e ekzekutimit të fëmijëve. Imagjinoni, në burgjet apo në stacionet policore të Maqedonisë ku dhuna është pjesë përbërëse vazhdimisht, nuk kanë mundur t’ua nxjerrin me dhunë informacionin se ku janë armët!? Kjo është tallje! Akuza për terrorizëm është dëshmia e dytë se kemi të bëjmë me rast të montuar policor. E treta është raporti vjetor që vije nga State Departamenti Amerikan. Ne jemi sot shtet demokratik. Në vitin 2012 nga raport i DASH-it figuron se në Bullgari ka pasur akt terrorist, në Greqi ka pasur akt terrorit dhe për fat të keqin të atyre që akuzojnë rastin Monstra, Maqedonia nuk figuron fare”, deklaroi Rexhepi.

Zaev në përgjigjën e tij ka deklaruar se është shumë i rëndësishëm roli i tyre si shtet, se në çfarë drejtimi e orientojmë shteti dhe para së gjithash të rinjtë, transmeton

“Sepse nuk është në rregull që të jepen shpresa të rrejshme. Atë që ne mundemi si politikan është të ndihmojnë në vërtetimin e dëshmive të mjaftueshme për rihapjen e proceseve dhe lëndëve, sot këtë mundemi ta bëjmë përmes institucioneve që janë nën Kuvendin ose Qeverinë sepse ato janë të udhëhequra direkt nga politikanët, ndërsa në pajtueshmëri me dëshmitë dhe argumentet prokurorët të vendosin dhe gjykatësit të gjykojnë”, deklaroi Zaev.

Ai pretendon se nuk ka asnjë lloj ndikimi dhe as një lloj tentimi për ndikim për këtë rast apo cilin do tjetër dhe nuk do të ketë në procedurat e mëtejme para Gjykatës së Apelit dhe Supremes, sepse siç tha, ajo është kohë e shkuar e kryer.

Zaev theksoi se është drejtësi që i pafajshmi të mos burgoset, por drejtësi është edhe ai që ka gabuar sipas ligjit të përgjigjet.

“Ky është njëri ndër rastet në vendin tonë i cili ka pasur përsëritje të procedurës. U prezantuan të gjitha transkriptet të a.q. bomba në seancë publike në gjykatë, të gjitha të qasshme për opinionin. Në mënyrë të kujdesshme përmes informatave të qasshme për publikun kam ndjekur gjithë këtë proces që është i ndjeshëm edhe për familjet që kanë humbur fëmijët dhe peshkatarin edhe për personat që janë të dyshuar dhe tani përsëri të dënuar, një pjesë të liruar. Procesi është zhvilluar në mënyrë transparente. Pse atë vit kur ishim së bashku nuk bëtë diçka me mua, sepse nuk është puna jonë, as puna juaj, as tani e jona, as atëherë e jona. Ajo është punë e Prokurorisë Publike dhe gjykatës. Definitivisht duhet të dimë se politikanët duhet t’i largojmë duart edhe nga gjyqësori edhe nga prokuroria. Aty rrjedhin procesit”, tha Zaev duke iu përgjigjur deputetit Rexhepi.

Ndërkohë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një konferencë për media të mbajtur dje, i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të tij si Gjermania, Franca dhe Holanda, që urgjentisht të sjellin ekip të gjykatësve dhe prokurorëve të cilët edhe një herë do të hapin ‘të gjitha proceset e montuara politike”, përfshirë këtu edhe rastin “Monstra”, pasi qytetarët duhet të fillojnë të besojnë në institucionet që ndajnë drejtësinë.

Gjykata Penale e Shkupit, të martën miratoi aktgjykim, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, të njohur në opinion si rasti “Monstra”, ashtu siç propozoi Prokuroria dhe i shpalli fajtorë gjithsej 5 persona. Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq (të cilët janë në arrati) bashkë me Agim Ismailloviqin, u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën “terrorizëm”, Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg për “ndihmë”, ndërkaq Haki Aziri u dënua me 9 vjet burg, gjithashtu për ndihmë. I akuzuari Sami Luta u shpall i pafajshëm, pasi që Prokuroria e tërhoqi akuzën në mungesë të provave.

DOSJE “Monstra”: Vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës të Shkupit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button