fbpx

Sh.B “Shkupi” thirrje ministres së Kulturës: Të pranohen projektet tona botuese dhe panairet e refuzuara ndërkombëtare

Shtëpia Botuese “Shkupi”, ka ftuar ministren e Kulturës, Irena Stefoskan, që të pranojë projektet e tyre, të cilat janë refuzuar nga ana e kësaj Ministrie, njofton Portalb.mk.

Ayam Dauti nga kjo Shtëpi Botuese ka kërkuar që të pranohen tërësisht projektet e tyre, në përputhje me programin aplikues botues “Letërsi e shpërblyer botërore 2021”, që ka 10 libra të përkthyer nga gjuhë të huaja në shqip dhe Aplikimin për 4 panaire ndërkombëtare të librave (Frankfurt, Stamboll, Sofje dhe Tiranë), 8 projektet e refuzuara botuese dhe 4 pjesëmarrje në 4 panaire të librave.

Me këtë, siç shprehen nga kjo Shtëpi Botuese, nuk kërkojnë as favorizim, as lëmoshë, por në frymën e transparencës japin arsyetimin dhe kërkesën si vijon:

  • Vetë titulli i projekti botues LETËRSI E SHPËRBLYER BOTËRORE 2021, dëshmon se projekti ynë ka përfshirë vlera të dëshmuara letrare nga letërsia evropiane dhe botërore. Poashtu, aplikimet tona edhe në aspektin e respektimit të kritereve teknike të Ministrisë së Kulturë, janë të përmbushura plotësisht.
  • Pjesëmarrja e Sh.B “Shkupi” në panairet ndërkombëtare të librit në Franfurt, Stamboll, Sofje dhe Tiranë është paraparë që botues shqiptarë dhe maqedonas bashkërisht (bashkëpunim midis shtëpive botuese “Shkupi” dhe “Prozart”) që si asnjëherë më parë duke tentuar të paraqesim më të mirën nga produksioni letrar në Maqedoni e Veriut”, thuhet në reagim.

Përveç ministres së Kulturës, ata ftojnë edhe Kryeministrin dhe zv.kryeministrin e parë,  se në përputhje me respektimin e vlerave të mirëfillta letrare, të drejtën e shpërndarjeve të mjeteve, në mënyrë të drejtë, të barabartë dhe sipas meritës së projekteve, 8 projektet e refuzuara botuese dhe pjesëmarrja në 4 panaire të librave tërësisht të pranohen, pasi siç shprehen, duke injoruar këto vlera letrare botërore,  injorojmë letërsinë dhe kulturën evropiane dhe si shtet e zbehim përpjekjen tonë për eurointegrime.

“Aq më shumë, që ne si botues, vihemi në pozitë të palakmueshme ndaj të gjithë atyre botuesve, autorëve, agjencive autoriale, përkthyesve dhe miqve të tjerë evropianë dhe botërorë, për t’u arsyetuar, që projektet e tyre nuk i përkrah Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut. E kjo, do të ishte turp edhe për ne si botues, por edhe për Ministrinë e Kulturës dhe shtetin në përgjithësi. Shpresojmë, që kjo kërkesë publike do të kuptohet drejtë dhe projektet tona botuese do të hyjnë në Programin Interes Nacional i Kulturës për vitin 2021 dhe do të shpëtojmë nga turpi ynë dhe i shtetit ndaj bashkëpunëtorëve tanë letrarë evropianë dhe botërorë”, thonë nga Sh.B “Shkupi”..

Sa i përket ankesës në institucionet përkatëse, thonë se ato janë vetëm forma për marrje të kohës dhe harrim të projekteve. Në të kaluarën, thonë ata, edhe kur i kanë ndjekur procedurat formale, Shkalla e Dytë Qeveritare e Ankesave, asnjëherë nuk u është përgjigjur pozitivisht ndaj ankesave të tyre

“Prandaj, edhe rekomandimin e mundshëm të Ministres që të ankohemi në Shkallën e Dytë do ta llogaritnim si “blerje kohë” për të anashkaluar dhe zhvlerësuar edhe më shumë projektin tonë të parefuzueshëm në aspektin e vlerave letrare”, theksojnë nga Sh.B “Shkupi”.

Ndërkohë, ministrja e Kulturës, Irena Stefoska dje në pyetjen e Portalb.mk, në lidhje me ndërprerjen e pagesave për projektet kulturore për vitin 2020 nga ana e Qeverisë, tha se pret që institucionet kompetente ta mbarojnë punën e tyre.

“Pasi që institucionet kompetente do ta mbarojnë punën e tyre, ajo është shumë e rëndësishme, pas tyre unë si ministre, por edhe institucionet kompetente do të dorëzojmë informata, pas asaj menjëherë do të nisim me pagesën e të gjitha projektet për të cilat ka bazë ligjore”, tha Stefovska.

Ndërprerjen e pagesave e miratoi Qeveria në fillim të këtij muaji dhe e udhëzoi Ministrinë e Kulturës që të thërrasë inspektim financiar.

Bëhet fjalë për  projekte nga Programi vjetor për projekte me interes publik në kulturë, i cili u miratua gjatë mandatit të ministrit të mëparshëm të Kulturës Hysni IsmailiIrena Stefoska është ministre e Kulturës që nga 31 gushti i vitit 2020.

Stefoska në nëntor tha se pagesa e projekteve kulturore ishte vonuar pasi revizioni i brendshëm në Ministrinë e Kulturës shqyrtoi pse në korrik dhe gusht janë përfunduar aneks marrëveshjet për rritjen e shumave në aktivitete të caktuara dhe u pranuan projekte pas ankesave të cilat më parë ishin refuzuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button