Spasovski në seancën për pyetje deputetësh: Nuk ka asnjë marrëveshje me Mijallkovin

Deputeti i VMRO – DPMNE-së, Igor Janushev, në seancën e sotme parlamentare për pyetje deputetësh, ka pyetur ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski “kur do të marrë përgjegjësinë për cirkun që organizoi këtë javë”.

“Dhe ai cirk nuk është nga ata pa para, por e parë cirkun më të shtrenjtë, pikërisht për atë që është planifikuar, organizuar, koordinuar dhe realizuar pikërisht nga kjo mafi e cila ka shtetin e vet. Dhe kemi parë se si Spasovski, Mariçiq dhe Zaev thonë se sistemi është fajtor, se ka mangësi, mangësi serioze në sistem. Po, saktë, është serioze ajo që sistemi nuk funksionon. Dhe për këtë le të shohim se cilat janë mekanizmat kryesore që e udhëheqin sistemin”, tha Janushev, transmeton Portalb.mk.

Ai akuzoi se është bërë marrëveshje për rastin e Mijallkovit.

“Absolutisht, tezat që tani ngritën se dikush ka bërë marrëveshje me dikë për ndonjë rast të caktuar, mendoj se përgënjeshtrohen njëra pas tjetrës apo përjashtohen njëra pas tjetrës. Nëse dikush ka bërë marrëveshje me dikë, për çfarë ka bërë marrëveshje, që të arratiset apo të kthehet sërish para drejtësisë, cila është ajo marrëveshje që është bërë dhe me kë është bërë? Nuk ka asnjë marrëveshje dhe nuk do të ketë me këdo qoftë, ndërsa çdokush që ka sjell çfarë do vendimi në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe të shtetit, duhet në çdo moment të dalë para drejtësisë dhe të mbaj përgjegjësi”, tha ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, duke iu përgjigj pyetjes së deputetit të VMRO – DPMNE-së, Igor Janushev në seancën e sotme parlamentare, në lidhje me zhvillimet aktuale me Sasho Mijallkov.

Ai iu drejtua deputetit Janushev duke i thënë se, kur flitet për drejtësi, për procedura, për çdo gjë që ndodhë rreth drejtësisë “ndoshta ju jeni bashkëbiseduesi më i mirë me të cilin mund të flasim.

“I dyshuar për krim dhe edhe nga PSP edhe tani zhvillohet procedurë në Prokurorinë Publike, shok partie, në krim, shok në mafinë e Gruevskit dhe Mickoskit dhe tani për kë dhe kujt duhet t’i besohet. Krimi dhe korrupsioni janë reflektim i kohës suaj dhe kohës në të cilën ju arritët të vendosni mënyrë të funksionimit në atë moment të regjimit ashtu siç ishte”, tha ministri i Brendshëm.

Janushev në replikën e tij tha se, është evidente nervozizmi te Spasovski dhe potencoi se as nuk është i dyshuar dhe as nuk zhvillohet ndonjë procedurë kundër tij.

dielën 21 shkurt, u përhap informata se Mijallkovi është arratisur pasi që ai ishte i pakapshëm për policinë, pak para se gjykata ta shpallë aktgjykimin për rastin “Target-Fortesa” në të cilin ai është i dyshuar se e ka kryer përgjimin masiv në RMV. MPB madje e nxori me fotografi dhe biografi të shkurtër në tablonë e personave që kërkohen me fletë-arrest të brendshëm dhe ndërkombëtar. 

Gjatë gjithë kësaj kohe as policia dhe as prokuroria nuk morën përgjegjësi për punë joprofesionale. Kryeprokurorja Vilma Ruskoska thoshte se dyshon se dikush i ka ndihmuar Mijallkovit, pasi policia ka qenë duke e vëzhguar atë dhe ka pasur kontakt vizual, deri pak para arratisjes. Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në paraqitjen e tij për media tha se nuk ndjen përgjegjësi për këtë ndodhi.

Mijallkov i cili tri ditë u kërkua nga autoritetet, të martën u paraqit papritmas në Prokurori në Shkup të merr vendimin për arrestin shtëpiak. Ai tha se ka qenë i sëmurë dhe se nuk është arratisur, siç u njoftua në opinion.

LEXO: Shumë pyetje mbetën pa përgjigje për arratisjen dhe “dorëzimin” e Mijallkovit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button