fbpx

RMV, dy shtetas të Kosovës u dënuan me nga 2 vjet burg me kusht: Kanë pasur teste PCR të falsifikuara

Një grua dhe një burrë, shtetas të Kosovës, me teste negative PCR të falsifikuara janë përpjekur që të dalin nga shteti. Gjykata i ka dënuar me nga dy vjet burg me kusht dhe ua ka ndaluar hyrjen në RMV për 5 vjet. Për dy shtetas të Kosovës, Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka dorëzuar akuzë, për veprën penale “falsifikim të Dokumenteve”, sipas nenit 378, paragrafi 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

“M 22 shkurt në Aeroportin e Shkup, në pikën kufitare, gjatë daljes nga shteti, përpara personit zyrtar për kontrollim të pasaportave, dy bashkëshortë kanë përdorur vërtetime të falsifikuara për test negativ PCR për KOVID-19. Edhe pse e kanë ditur se vërtetimet, të cilat janë dhënë nga një laborator në Shkup, ata i kanë treguar si të vërteta”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Ata shtojnë se, pasi që kanë pranuar fajin, Gjykata Penale e Shkupit ka shqiptuar aktgjykim për dy të akuzuarit, duke i shpallur fajtorë. Të njëjtit janë dënuar me nga 2 vjet burg me kusht, i cili nuk do të zbatohet nëse nuk përsëritet në 5 vitet e ardhshme. Për këtë kohë, të akuzuarit janë të përjashtuar nga territori i RMV-së, gjegjësisht në afat prej 5 viteve.

Përndryshe, shfrytëzimi i testeve të rrejshme PCR për udhëtim jashtë vendit në periudhën e kaluar ka marrë dimensione shqetësuese. Në Aeroportin Ndërkombëtar – Shkup edhe para tre ditësh, ashtu siç informoi MPB, zyrtarët policorë kanë zbuluar gjashtë persona që gjatë daljes nga vendi kanë treguar test të falsifikuar PCR. Të njëjtit janë arrestuar dhe janë mbajtur për procedurë të mëtutjeshme.

Gjithashtu, paraprakisht në pikën kufitare “Deve Bair”, janë privuar gjashtë persona nga Shkupi, për shkak të dyshimit për veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”, “falsifikim të Dokumenteve” dhe “përdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë”. Testet e tyre negative PCR, nuk janë dhënë nga klinikat përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button