fbpx

Filloi sistemi Covax, Gana vendi i parë që mori vaksinat anti-kovid

Gana, vendi afrikano-perëndimor, është i pari që ka përfituar nga sistemi COVAX vaksinat kundër Koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë udhëhoqi një delegacion qeveritar për të marrë dërgesën që mbërriti në aeroportin e kryeqytetit, Akra.

Gana është bërë vendi i parë që ka marrë vaksinat kundër Covid-19-ës përmes sistemit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Lajmi për dërgesën e 600 mijë dozave të AstraZenecas u bë i ditur në një deklaratë e përbashkët të lëshuar nga UNICEF-i dhe OBSH-ja, transmeton Ora News.

Vaksinat që mbërritën në Ganë janë prodhuar në Indi, dhe janë pjesë e dërgesës së parë të vaksinave antiCovid-19 drejtuar vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

“Sot shënohet momenti historik të cilin e kemi planifikuar dhe kemi punuar aq shumë,” tha shefja e UNICEFit Henrietta Fore, për rastin. “Me dërgesën e parë të këtyre dozave, ne mund të premtojmë se njerëzit nga vendet më pak të pasura nuk do të mbeten pas në garën për vaksinat që shpëtojnë jetën.” – ishte mesazhi i saj.

COVAX është një sistem e krijuar për mundësuar të drejtën e barabartë të vaksinës për të gjitha vendet e botës, pavarësisht nivelit ekonomik.

Edhe Shqipëria është pjesë e kësaj skeme. Vendi afrikanoperëndimor ka regjistruar më shumë se 80 mijë të infektuar dhe 580 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Besohet së numri i të ndarëve nga jeta është më i lartë, dhe vendi ka nivele të ulëta të testimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button