fbpx

Talat Xhaferi tregoi tre datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarë theksoi se zgjedhjet lokale në shtet duhet të mbahen më 3, 10 ose 17 tetor, transmeton Portalb.mk.

Ai duhet t’i shpallë zgjedhjet në korrik, ndërsa më së voni më 1 gusht, varësisht prej datës që do të dakordohen partitë politike.

Për kërkesën e opozitës, që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare të mbahen së bashku me ato lokale, tha se një deputetë mund të dorëzojë propozim dhe nëse ka shumicë adekuate le të votojë.

Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ai paralajmëroi se duhet të kihet parasysh se si do të pasqyrohet ajo në afatet për qeveri teknike, për fushatën dhe për shqyrtimin e listës zgjedhore dhe si do të reflektojë ndaj punës së KSHZ-së dhe institucioneve adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button