fbpx

Në Kosovë u arrestuan 12 persona për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës

Në Kosovë 12 persona janë arrestuar sot në aksionet e Policisë së Kosovës të cilat kanë nisur nga Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe kanë vazhduar në Komunën e Istogut, Lipjanit dhe Gjilanit, transmeton KlanKosova, ndërkohë kryeprokurori Aleksandër Lumezi njoftoi që janë konfiskuar 400 mijë euro.

Në mesin e katër zyrtarëve të arrestuar të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë (AZHB) është edhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit të kësaj agjencie Agim Nuha që, sipas burimeve të Klan Kosovës, është arrestuar për marrje të ryshfetit në vazhdimësi për dhënien e subvencioneve.

Pjesëtarët e Njësisë Speciale dhe të Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike duket se kanë gjetur edhe prova materiale në AZHB, pasi nga atje janë larguar me disa dosje.

Lidhur me këtë aksion do të ketë një konferencë për media, e cila pritet të nisë për pak, nga Prokurori i Shtetit bashkë me Policinë e Kosovës.

“Sot gjatë ditës janë konfiskuar rreth 400 mijë euro. Paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve. Të njëjtat dyshohet se janë përdorur për veprën penale “marrje dhe dhënie ryshfeti”, deklaroi Lumezi, duke sqaruar që gjatë këtij aksioni policor janë arrestuar 10 persona zyrtarë dhe 2 qytetarë të Republikës së Kosovës të cilët i kanë ndihmuar personave zyrtarëve në forma të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button