Mbetjet e dëmshme që janë nxjerrë nga fabrika “OHIS” arritën në Francë për asgjësim

Kimikatet na OHIS-i, të cilat u bartën nga oborri i ish gjigantit të premten e kaluar, arritën sot në një incenerator pranë Lyon-it, Francë, ku do të shkatërrohen, informuan nga kompania “Ekocentar 97”, e cila e ka marrë obligimin për këtë në bazë të kontratës për “Projekti për heqjen e sigurt të substancave kimike nga vendet dhe impiantet e prodhimit oborrit të SHA ‘OHIS’ Shkup”, raporton 360 shkallë.

Transporti u zhvillua pa ndonjë problem nëpërmjet Serbisë, Hungarisë, Austrisë, Gjermanisë dhe më 24 Shkurt 2021 arriti te inceneratori në Lyon, Francë. Pas përfundimit të procedurës doganore të rregullt, u bë pranimi dhe shkarkimi i mbetjeve të rrezikshme kimike. Sipas orarit të furrave në periudhën në vijim, presim konfirmim për shkatërrimin e iniciatorëve të mbetjeve dhe kimikateve tjera mbeturina”, thonë nga “Ekocentar 97”.

Kimikatet e mbetjeve u transportuan nga një automjet i veçantë ADR dhe gjatë transportit, vazhdimisht është monitoruar temperatura e automjetit.

“Me këmbëngulje, qëndrueshmërinë dhe njohuri ‘Ekocentar 97’ SHPKNJP Shkup konfirmoi misionin e saj se është një kompani që merr pjesë aktive në mbrojtjen e mjedisit jetësor, i ndjek tendencat botërore, prezanton trajnime të vazhdueshme dhe azhurnon njohuritë e punonjësve dhe zbaton praktika të reja, inovative”, theksojnë nga “Ekocentar 97” dhe në pah theksojnë se ata kanë përfunduar me sukses projektin i cili ishte i pari i një ekipi të tillë në vend.

Ndryshe, javën e kaluar në hapësirat e fabrikës OHIS janë larguar gjithsej 9.8 tonë reagjentë të rrezikshëm, për t’u transportuar në Francë për asgjësim. Inspektorati kishte vlerësuar që gjatë transportit janë përmbushur të gjitha kushtet për një transport të sigurt.

Ndryshe, deri më tani pritej përgjigje e konfirmuar nga Franca për transportimin dhe shkatërrimin në inseneratorin e Lionit të dhjetë tonë kimikateve të OHIS-it. Katër shtete, Serbia, Hungaria, Austria dhe Gjermania, përmes të cilave do të duhet të kalojnë substancat e rrezikshme, tashmë i kanë marrë dokumentet dhe po presin marrjen e lejes nga Franca, të miratojnë tranzitin.

Inseneratori në Lion do të duhet të shkatërrojë këto mbetje, të cilat janë sasitë e fundit të substancave të rrezikshme nga gjithsej 64 tonë kimikate të rrezikshme që përmbajnë metanol, monomer akrilonitrile, por edhe kimikate të panjohura, të cilat në oborrin dhe ndërtesat e dikurshme të fabrikës kimike kanë qëndruar për dekada dhe ishin një rrezik i madh për shëndetin e njerëzve dhe mjedisit.

Në fund të muaji dhjetor, Inspektorati ka realizuar një inspektim të jashtëzakonshëm në rrethin e fabrikës OHIS, ku veprojnë gjashtë instalime, njëra prej të cilave për prodhimin e vajit të kanabisit, ndërsa të tjerët ruajnë mbeturina të rrezikshme dhe jo të rrezikshme. Njëra prej tyre është kompania “Eko-centar”, e cila punon në eksportin e kimikateve të rrezikshme që janë mbetje historike dhe mbetje të funksionimit të uzinës kimike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button