fbpx

Nuk kam guxim të veproj kundër rekomandimeve të komisionit për të lejuar dasma, tha Bytyqi

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se Qeveria nuk pajtohet me kërkesat e hotelierëve të lejohet organizim i dasmave e ahengjeve. Tani që disa ditë, hotelierët që organizojnë dasma, klubet e natës dhe muzicientët, protestojnë për shkak se restrikcioneve për punë, Bytyqi tha se Qeveria do ta respektojë vendimin e Komisionit për sëmundje infektive lidhur me mbrojtjen nga kovid-19, njofton Portalb.mk.

“Unë jam i hapur për takime, mirëpo nuk kam virtyt e guxim të veproj kundër rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse. Kur komisioni thotë që nuk është koha për rrethana lehtësuese për punë, atëherë duhet ta dëgjojmë e t’i besojmë që kjo është më së miri për shëndetin e qytetarëve”, tha Bytyqi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në pres-konferencën në Qeveri për promovimin e portalit të ri të Infrastrukturës nacionale për të dhëna hapësinore.

Hotelierët sot përsëri do të protestojnë. Protesta është paralajmëruar për në orën 15 para Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button