Bytyqi dhe drejtori Tunxhev e promovuan Gjeoportalin e ri Nacional: Me një klikim deri te një numër i madh i të dhënave hapësinore

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe Drejtori i Agjencisë për Kadastër të paluajtshmërive, Boris Tunxhev, sot, në një konferencë për shtyp promovuan Gjeoportalin e ri Nacional të të dhënave hapësinore, i cili para ca kohe është vënë në funksion dhe mund ta gjeni: KËTU.

Zëvendëskryeministri Bytyqi, i cili është gjithashtu kryetar i Këshillit të infrastrukturës nacionale të të dhënave hapësinore, theksoi se Gjeoportali i ri është pjesë e iniciativës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për rritjen e transparencës së punës së sektorit publik dhe qasja e të dhënave gjeo-hapësinore për të gjithë qytetarët dhe ekonominë.

“Prandaj edhe vihen në dispozicion të dhënat nga gjeoportali INDH, në mënyrë që ato t’i shfrytëzojnë organet shtetërore, ekonomia dhe qytetarët. Me një klikim në gjeoportalin INDH mund të arrihet informacioni i kërkuar, mund të shihen parcelat kadastrale, rrjeti hidrografik, rrjeti rrugor, mënyra e shfrytëzimit të tokës, ndërtesat, emrat gjeografikë, modeli i lartësisë së terrenit, harta ortofoto, si dhe të dhëna të tjera”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri shtoi se gjatë pandemisë, Gjeoportali INDH u siguron shumë përdoruesve qasje “on-line” në të dhënat gjeo-hapësinore nga shtëpitë e tyre.

“Dixhitalizimi është e ardhmja e botës dhe me këtë gjeoportal të ri, me vetëm një klikim, ne u mundësojmë qytetarëve, bizneseve, institucioneve qeveritare të kenë qasje në shumë të dhëna gjeo-hapësinore, të cilat lehtësojnë dhe përshpejtojnë dukshëm çdo proces”, theksoi zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike Fatmir Bytyqi.

Drejtori i Agjencisë për Kadastër të paluajtshmërive, të cilët janë bartës të punës së Infrastrukturës s nacionale të të dhënave hapësinore, nënvizoi se Gjeoportali i ri Nacional siguron qasje të shpejtë, të automatizuar dhe të papenguar në të dhënat hapësinore, si dhe shkëmbimin e tyre ndërveprues.

Gjatë krijimit të zgjidhjes përfundimtare softuerike për gjeoportalin INDH, janë marrë parasysh disa aspekte, siç janë produktet, shfrytëzuesit, aspektet administrative, aspektet e biznesit, qëllimet strategjike, por edhe vizione dhe koncepte të caktuara se si sistemi duhet të funksionojë në të ardhmen. Nga aspekti sistemor, gjeoportali INDH integroi të dhënat hapësinore nga të gjitha institucionet shtetërore në një vend të centralizuar ku ato janë në dispozicion për shfrytëzim për të gjithë shfrytëzuesit në dhe jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut. Portali INDH është një ueb-zgjidhje që publikon të dhëna dhe shërbime hapësinore. Të dhënat dhe shërbimet e portalit mund të gjenden, kontrollohen dhe shkarkohen nga shfrytëzuesit”, tha drejtori Tunxhev.

Gjeoportali Nacional përmban disa komponentë: aplikacionin e kërkimit, katalogun e meta të dhënave me veglën e krijimit të meta të dhënave, aplikacionin për e shikimin e hartës, d.m.th. shfletuesin GIS, regjistrat, modulin administrativ dhe modulin bazë për shërbimet e-komerciale.

Momentalisht, në Gjeoportalin Nacional janë publikuar 161 meta të dhëna dhe 79 ueb shërbime që kanë të bëjnë me 82 lloje të të dhënave hapësinore të publikuara 5 institucione (AKP, MBSHEU, QMK, UMTK dhe APH), gjë që tregon se gjeoportali është në fazë të avancuar, por ende ka nevojë për plotësimin e vazhdueshëm të tij me të dhëna të reja.

Promovimi i Gjeoportalit të ri Nacional bëhet në ditën e Infrastrukturës Nacionale të të Dhënave Hapësinore, dhe me atë rast mbahet konferenca e dytë e INDH, përmes lidhjes me video konferencë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button