fbpx

Pop muzika britanike dhe emancipimi i rinisë socialiste

Dr. Nenad Zhivanovski
Dr. Nenad Zhivanovski

Ky blog është një përpjekje për të hedhur poshtë qëndrimet e ministres së punëve të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, në lidhje me regjimin totalitar dhe diktatorial në Jugosllavinë socialiste, përmes një historie rreth muzikës pop në ish-shtetin jugosllav dhe ndikimeve që vinin normalisht nga Perëndimi, kryesisht nga Britania e Madhe. Madje edhe homazhi për dyzet vitet që nga vrasja e Xhon Lenon (John Lennon – 8 dhjetor 1980) – paraardhësi i asaj që sot njihet si pop-i britanik.

Megjithëse ishte pjesë e një shteti me rregullim socialist, Jugosllavia, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, u pozicionua në një ekuidistancë, si për Perëndimin liberal ashtu edhe për Lindjen komuniste. Në dekadat që pasuan, kjo lejoi që shoqëria të ishte e hapur ndaj një larmie ndikimesh kulturore që vinin nga Perëndimi dhe në fushën e muzikës, kryesisht nga pop kultura britanike. Diçka që nuk ishte rast me vendet e ashtuquajtura të Bllokut Lindor, përfshirë edhe Bullgarinë.

Një realitet i tillë shoqëror mundësoi, së pari, të pranohen trendet dhe tendencat e reja, dhe më pas, nën ndikimin e tyre, të ndërtohet një model kulturor, i cili do të formësonte skenën popullore jugosllave si një përzierje e adaptimit autentik, origjinal dhe të suksesshëm të asaj që po vinte si një risi nga Ishulli.

Shaban Shauliq dhe Xhon Lenon pranë njëri-tjetrit

Ndikimi i pop kulturës britanike u përhap më së shumti përmes mediave britanike dhe produksionit diskografik jugosllav. Radio Luksemburgu (një stacion britanik me seli në Luksemburg) dhe BBC 1 ishin, pa asnjë ndalesë shtetërore, radio stacionet e huaja më të dëgjuara, veçanërisht i dyti çdo të dielë në orën 20:00 – ditën kur transmetohej UK Top 20. Megjithëse cilësia e zërit ishte dëshpëruese, pasi që dëgjimi i programit të radios ishte i mundur vetëm përmes valëve të shkurtra të radios, informacioni i dëgjuar për trendet e industrisë britanike të muzikës ishte thelbësor që i definonte drejtimet e ardhshme të skenës jugosllave të muzikës.

Më vonë, ky burim radio i informacionit muzikor u përforcua edhe nga ritransmetimi i kanaleve televizive jugosllave të serisë muzikore të njohur me dekada në BBC “Top of the pops“. Nga ai moment, informacioni audio mori një cilësi të re me vizualizimin e tij. Kjo nënkuptonte jo vetëm dëgjimin e drejtimeve/zhanreve më të fundit muzikore, por edhe një produkt të plotë video (prodhim video dhe imazh të interpretuesve).

Paralelisht me këtë proces mediatik të informacionit dhe edukimit muzikor, në Jugosllavi ishte zhvilluar edhe një produksion i fuqishëm diskografik të publikimeve vendase dhe atyre të licencuara jashtë vendit. Albumet e publikimeve më të njohura dhe të fundit të bendeve britanike u licensuan dhe u publikuan shpejt edhe në Jugosllavi, kryesisht përmes shtëpive diskografike JugotonRTB-PGP dhe ZKP-RTL. Në atë kohë, pamjet e salloneve të Jugoton dhe RTB-PGP në Qendrën tregtare të qytetit ishin surreale, se si në vitrinat njëra pranë tjetrës qëndronin pllakat e yjeve të njohur jugosllavë të muzikës folk Shaban Shauliç, Lepa Llukiç, Toma Zdravkoviç, me ato të Beatles, Pink Floyd, Led Zeppelin, Duran Duran, Sex Pistols.

Rolling Stones ose Beatles?

I ashtuquajturi “Invazion britanik” gjithashtu reflektoi në paraqitjen e revistave të para të specializuara muzikore në Jugosllavi. Në vitet e 70-ta ishte revista Xhuboks, e cila në vitet e 80-ta u zëvendësua nga revista Rok.

Numri i parë i revistës Xhuboks doli më 3 maj 1966 dhe në përgatitjen e saj kishte një luftë të vërtetë të vogël midis redaktorëve se cili do të botohej në kopertinën e numrit të parë. Sipas kujtimit të redaktorit të atëhershëm të revistës, Vishnja Marjanoviç, kishte një diskutim të madh në redaksi nëse Beatles apo Rolling Stones duhet të shfaqet në kopertinën e numrit të parë. Në fund, mbizotëroi mendimi që favorizonte Rolling Stones.

“Numri përurues me Rolling Stones në kopertinën e përparme e shiti revistën menjëherë. Të nesërmen pas daljes, nuk mund ta gjenit botimin askund në treg. Kishte një uri dhe nevojë të madhe për revista të tilla,” – dëshmoi Marjanoviç shumë vite më vonë.

Burimi: calvertjournal.com
Burimi: calvertjournal.com

Të dyja, Xhuboks dhe më vonë revista Rok ishin revista muzikore me cilësi evropiane, të ndikuara, por me një nivel të përafërt cilësie, me ato londineze New Musical Express dhe Melody Maker, por edhe shumë më progresive se revistat adoleshente të muzikës, të cilat në në atë kohë ata u shtypnin në Evropën Perëndimore (Bravo, Pop Rock, Pop Corn).

Revistat muzikore jugosllave kishin korrespondentët dhe fotoreporterët e tyre të rregullt në Londër, duke sjellë për çdo numër të ri intervista ekskluzive me muzikantë të famshëm britanikë të muzikës pop dhe rok, raporte nga koncertet dhe festivalet verore të hapura, të ilustruara me fotografi ekskluzive skenike. Ndoshta kjo është e panjohur për brezin e ri, por në atë kohë intervista në mediat jugosllave kanë dhënë Xhon Lenon (John Lennon), Ellton Xhon (Elton John), Dejvid Bouvi (David Bowie), Fredi Merkjuri (Freddie Mercury), Pol Mekartni (Paul McCartney), Simon Le Bon (Simon Le Bon), Brajan Ferri (Brian Ferry), Eni Lenoks (Annie Lennox), Mik Xheger (Mick Jagger), Dejvid Gillmor (David Guillmore), Mallkollm MekLaren (Malcolm McLaren) dhe shumë të tjerë.

Çdo kryeqytet me shijen e tij muzikore

Mjedisi kulturor i krijuar në këtë mënyrë kishte rëndësi thelbësore për zhvillimin pop skenës jugosllave. Ivo Robiç, deri atëherë, një nga këngëtarët e parë të pop-it në ish Jugosllavi, gjithashtu u bë ylli i saj i parë i njohur ndërkombëtarisht, kur u largua për në Gjermani në fund të viteve të 50-ta, ku bëri një karrierë të suksesshme ndërkombëtare (vendi i 13-të në Billboard-in amerikan “Hot 100” dhe vendi i 23-të në Mbretërinë e Bashkuar). Është shumë pak e njohur se ai ka qenë interpretuesi i parë dhe origjinal i këngës së njohur „Të huajt natën (Wunderland bei Nacht)“ nga Bert Kempfert (Bert Kaempfert), të cilën më vonë e këndoi edhe Frenk Sinatra.

Legjenda urbane thotë se në fillim të viteve të 60-ta, Ivo Robiç, pasi pa performancën e një bande djemsh nga Anglia në Top Ten Club në Hamburg, për ditë të tëra u mundua ta bind Kempfert, i cili ishte agjent i labelit Polydor, për t’i ndihmuar ata të rinj në karrierë. Kempfert e pranoi sugjerimin dhe, falë kësaj, grupi u angazhua për të regjistruar së bashku me, atëherë të njohurin Tony Sheridan. Grupi i ri kishte qenë Beatles.

Një dekadë e gjysmë më vonë, paraqitja e pankut (punk) në Britaninë e Madhe pati një reagim premtues edhe në Jugosllavi – skena e punk-ut jugosllav filloi të zhvillohej progresivisht në fund të viteve të 70-ta. Vala e re, me nën-zhanret glam pop, sinti pop, romantizmit të ri, gjithashtu pati pasqyrimin e saj në Jugosllavi në fillim të viteve të 80-ta. Kryeqytetet u dukën të ndara sipas shijes së tyre muzikore: Ljubljana ishte qendra e skenës së punkut, Zagrebi dhe Beogradi me valën e re, Sarajeva artikuloi stilin e saj autentik, të quajtur si primitivizëm i ri, ndërsa Shkupi, i ndikuar nga bendet gotike britanike dhe indie, zbuloi të ashtuquajturin pop ortodoks duke praktikuar stilin kishtar-bizantin të të kënduarit dhe muzikës.

Grupi më i njohur jugosllav ndërkombëtarisht i kohës, Lajbah (Leibach), ishte vetëm kulmi i asaj cilësie, i cili, megjithë pengesën gjuhësore për bendet jugosllave, bëri shumë për ta bërë skenën e muzikës jugosllave, pas britanikëve, mbase më e mira në Evropë. Kjo ishte një kohë kur Franca dominohej nga shansonat (chanson) dhe Iv Montan (Yves Montand), në Itali kancona dhe San Remo, në Gjermani shllageri dhe Oktoberfest, kurse në Jugosllavi prodhohej një muzikë si pasqyrim i muzikës së njohur britanike.

Avangardë edhe para asaj perëndimore

Duket kurioz, por ndërsa filmi britanik “Portokalli i ferrit” u kritikua dhe dënua nga publiku etnik puritanist britanik, ai u shfaq pas asnj; problem në kinematë në të gjithë Jugosllavinë, dhe në kohën më të mirë të Vitit të Ri, në fund të viteve të 70-ta, ai u transmetua edhe në televizionin jugosllav.

Sidoqoftë, ajo që është më domethënëse për t’u theksuar është se një vit i tërë para se Stanley Kubrick të bënte filmin kult, të ashtuquajturën valë të zezë jugosllave mori edhe një kryevepër tjetër, filmi i ri i Jovan Jovanoviç “I ri dhe me shëndet si trëndafil” (me protagonist Dragan Nikoliç si një alter ego e Malcolm McLaren nga Hell Orange ose anasjelltas!?), i cili në mënyrë të ngjashme trajtoi pakënaqësinë dhe rebelimin e brezit të ri, por në një imagjinatë distopike të socializmit.

Gjithashtu, performancat transvestite të Oliver Mandiç në shfaqjen muzikore Beograd gjatë natës, në skenë dhe në media, u parapri nga disa vjet që nga shfaqja e Boj Xhorxh (Boy George). Ky është një tregues që në disa segmente pop kultura e atëhershme jugosllave ishte një hap përpara në avangardën e saj krahasuar me Perëndimin.

Disa dekada më vonë, kjo cilësi ishte verifikuar edhe nga deklarata e publicistit dhe gazetarit gjerman Roland Çehnrer (Roland Chechner), i cili vlerësoi se Jugosllavia kishte kulturë pop dhe punk shumë kohë para Gjermanisë Perëndimore dhe për këtë arsye ata e shikonin Jugosllavinë me zili.

Në mënyrë indirekte, kjo hapje e Jugosllavisë ndaj muzikës së njohur britanike gjithashtu ndikoi në vendet e tjera komuniste të Bllokut Lindor, qytetarëve të të cilëve u ndalohej të udhëtonin në Perëndim, por që çdo verë vinin në pushime në Jugosllavinë socialiste dhe shkonin në shtëpi me shumë albume të licencuara jugosllave të bendeve britanike, por edhe të grupeve vendase si Idoli, Film, Përljavo Kazalishte, Elektriçni Orgazam. Edicioni i albumit të homazheve Jugoton, i kënduar në polonisht dhe sot është një nga më të dëgjuarit në radio-stacionet e atjeshme.

Pop muzika britanike dhe ndikimi i saj në skenën muzikore jugosllave kishte një kuptim shumë më të gjerë sesa të kënaqte vetëm interesat muzikore, kulturore dhe nevojat e popullatës vendase. Ata gjithashtu kontribuan në krijimin e një botëkuptimi alternativ dhe ndërgjegjësimin e shumë brezave të rinj prapa Perdes së Hekurt, të cilët në fillim të viteve të 90-ta ishin një faktor kryesor në ndryshimet shoqërore dhe demokratizimin e Evropës Lindore. Të rinjtë nga Bullgaria nuk bënin përjashtim nga kjo, ne do ta quanim, pushtimi (invazioni) jugosllav.

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button