Këshilli i Qytetit të Shkupit miratoi listën e emrave të rrugëve

Këshilli i Shkupit dje ka miratuar listën e regjistrit të emrave të rrugëve në kryeqytet, njoftoi mbrëmë vonë në Facebook kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, njofton Portalb.mk.

Në këtë listë ndodhen edhe veprimtarë të shquar shqiptar, poetë, muzikantë, si Imri Elezi, Asdreni, Gani Grubi, Dritëro Agolli, Nexhat Agolli, Fatos Arapi, Agron Berisha. Gjithashtu një prej rrugëve të kryeqytetit do ta ketë emrin Shqipëria.

Emrat e rrugëve do të mbajnë edhe figura të rëndësishme të historisë edhe të komuniteteve tjera të vendit, si turq, rom, etj.

“Përfundoi seanca e Këshillit të Qytetit të Shkupit. Është miratuar lista e regjistrit të emrave të rrugëve në Shkup. “‘Meksiçka’, ‘Leninova’, ‘Hekurudha’…po kthehen në Shkupin tonë,” shkroi Shilegov.

Siç ishte njoftuar më parë nga autoritetet e qytetit, disa rrugë në Shkup do të marrin emra të rinj, gjegjësisht do t’i kthejnë emrat e vjetër.

Shilegov kohët e fundit njoftoi se procesi ka filluar prej vitit 2019 dhe se janë përfshirë mendimet e qytetarëve, ndryshe nga më parë kur rrugët u riemëruan me forcë dhe u shkel vullneti i shkupjanëve.

Ndryshimin e emrave e kundërshtojnë këshilltarët e VMRO-DPMNE-së opozitare, të cilët dy ditë më parë bllokuan bulevardin “Boris Trajkovski” me një kërkesë për të tërhequr propozimet të cilat, siç thanë, shkelin emrat e figurave të shquara të historisë maqedonase.

Lista e plotë mund të shikohet këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button