Zaev dhe Mickoski komentuan (pa)mundësitë për të kapur Mijallkovin

Pas paraqitjes së Sasho Mijallkovit në institucionet e gjyqësorit për marrjen e vendimit për arrest shtëpiak, në konferencë për media janë paraqitur kryeministri Zoran Zaev dhe kryeopozitari Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

“Të nderuar qytetarë, unë Zoran Zaev ju shikoj në sy dhe ju them se kompromis me drejtësinë nuk do të ketë, nëse ke gabuar, do të japësh përgjegjësi”, deklaroi Zaev.

Kryeministri Zaev në konferencën për media para objektit të Qeverisë deklaroi që aktivitetet për kapjen e Mijallkovi janë udhëhequr nga ai, duke paralajmëruar që aktivitete të tilla do të ketë për çdonjërin që do të tentojë t’i ikë drejtësisë.

“Ky është një cirk, kanë bërë cirk me shtetin. Zaev mjaft është”, deklaroi Mickoski, duke theksuar se kryeministri po i gënjen qytetarët duke i shikuar në sy qytetarët.

Ai vlerësoi që këta po tallen, në periudhën kur mafia po udhëheqë.

“Sot u bë e qartë për çdo qytetar, se ka marrëveshje. Fillimisht marrëveshje për ikje, pastaj për t’u kthyer”, deklaroi Mickoski, duke vlerësuar që kjo është një ofendim për policinë, gjykatën, prokurorinë dhe qeverinë.

Ndryshe, ish kryeshefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov i cili tri ditë u kërkua nga autoritetet, u paraqit papritmas në Prokurori në Shkup të merr vendimin për arrestin shtëpiak.

LEXO: Mijallkovi u “bë i gjallë”, u paraqit në Prokurori në Shkup ta merr vendimin për arrestin shtëpiak (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button