RMV, ekipet e futbollit nesër do të mund të marrin kartelat financiare për vitin 2021

Ekipet e futbollit në Maqedoninë e Veriut që e kanë fituar të drejtën për të shfrytëzuar kartelën për vitin 2021, duhet të paraqiten nesër në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM), transmeton Portalb.mk.

“Federata e Futbollit e Maqedonisë mori kartelat për të gjitha klubet e futbollit që kanë fituar të drejtën e përdorimit të kuponit për vitin 2021, në përputhje me listën e Agjencisë për rini dhe sport në RMV”, deklarojnë nga FFM-ja,

Federata njoftoi që nesër nga ora 10:00 deri në ora 16:00 mund të paraqitet një përfaqësues i autorizuar i klubit për të marrë kartelën. Në listën e përfituesve të kësaj kartele janë 167 ekipe të futbollit. Vlera e kartelave financiare është e ndryshme për ekipet e ndryshme. Në kuadër të kësaj mbështetjeje, Shkëndija dhe Shkupi do të marrin 10.800.000 denarë çdonjëri, ndërsa ka ekipe që do të marrin vetëm 20.000 denarë.

Ndryshe, pas ndarjes së vauçerëve për federatat dhe klubet sportive nga Agjencia për Rini dhe Sport, kanë reaguar nga Klubi i Futbollit të Femrave “Shkëndija” nga Tetova, sipas tyre, shuma të cilën ky klub e ka fituar është nënçmuese me shumën e klubeve të etnikumit maqedonas, këta të fundit akuzojnë Agjencinë për Rini dhe Sport për diskriminim në bazë etnike. Ky ekip do të marrë mbështetje financiare prej 550.00 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button