RMV, rritje dhe ulje e rrogës mesatare në disa sektorë, paga mesatare neto rreth 28 mijë denarë

Rroga mestarë neto në muajin dhjetor të vitit 2020 është rritur për 5.4% në krahasim me dhjetorin paraprak, ashtu që rroga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut është 28 294 denarë,  transmeton Portalb.mk.

Enti sqaroi që rritje mesatare e rrogës neto është regjistruar edhe në krahasim me muajin paraprak në këta sektorë: Informim dhe komunikim (14.4%), veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (12.5%), Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (10.6%). Për shkak rritjes mesatare bruto në këta sektorë, kemi pasur rritje të rrogës mesatare bruto për 5.7%.

“Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit dhjetor 2020, është 42 227 denarë”, njoftojnë nga Enti shtetëror i statistikave.

Në krahasim me muajin nëntor, ulje e rrogës neto është regjistruar në sektorin Veprimtari të marrjes e dhënies me qera (32.7%), Transporti ajror (13.2%), Veprimtari të postës (8%), Pyjet dhe shfrytëzimi i pyjeve (3.2%), prodhim i makinerive dhe pajisjeve (6.8%), etj.

Rroga mesatare në arsim është 27 556 denarë, ndërsa ajo bruto 41 181 denarë.

“Jemi të përkushtuar në realizimin e normave të rritjes ekonomike prej 4-5% dhe rritjen e pagave për 20% deri në 30% ose deri në 34 mijë denarë në katër vitet e ardhshme në mënyrë që të përmirësojmë standardin e qytetarëve dhe ekonominë në vend”, kishin premtuar para një muaji nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fushatën parazgjedhore parlamentare për zgjedhjet e 15 korrikut premtoi se paga mesatare do të jetë 34 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button