Neymar: Më pëlqen Bayerni

Sulmuesi i Santosit Neymar është shprehur se ai mund ta imagjinoj veten edhe duke luajtur tek Bayern Munich. Klubi gjerman është në qëndër të vëmendjes që nga janari kur ata konfirmuan se nga sezoni i ardhshëm do të kenë në stol trajnerin katalanas Pep Guardiola. Ndërsa tani Neymar është futbollisti i fundit i famshëm që i vetëofrohet gjigandëve bavarezë.

“Të gjitha kampionatet janë interesant, duke përfshirë këtu edhe Bundesligën. Bayern është një klub i madh me lojtarë të jashtëzakonshëm ndaj nuk mund ta përjashtojë mundësinë për të luajtur për ta. E imagjinoj mirë veten tek Bayern. Schweinsteiger është një nga lojatarët më të mirë që kam parë deri tani. Janë karakteristikat e tij që bëjnë kaq të fortë: pozicioni i tij, pasimi dhe prezenca në fushë”.

21-vjecari mbrojti edhe vendimin e tij për të qëndruar ende tek Santos por pa harruar të ripërsërisë se lëvizja për në Europë vazhdon të mbetet në mëndjen e tij. Barcelona dhe Real Madrid mbeten kandidatët më të fortë megjithatë Neymar insistoi se transferimi për në Primera Division mund të mos jetë në një kohë të hkurtër.

“Unë e kam ëndërruar të luajë në Europë që kur kam qënë i vogël, por e rëndësishme është të ndihem i lumtur dhe të adaptohem me pjesën tjetër të skuadrës. Transferimi nuk duhet të jetë domosdoshmërisht në Spanjë”.

Neymar ishte një prej futbollistët në listën e gjatë për Topin e Artë megjithatë Ronaldo, Messi dhe Iniesta ishin në treshen e parë. Sulmuesi Brazilian beson se këta tre lojtarë janë shëmbulli për tu ndjekur.

“Messi, Iniesta apo Ronaldo janë të një tjetër niveli. Ata përfaqësojnë modelin që ne duhet të ndjekim si në fushë ashtu edhe si persona”.

Talenti i Santosit ka treguar se po punon akoma shumë për të përmirësuar lojën e tij pasi prêt një presion shumë të madh tek Selecao për Kupën e Botës më 2014. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button