Blatter: E vështirë lufta me bastet !

Joseph Blatter dorëzohet. Presidenti i FIFA-s nuk beson se lufta ndaj fenomenit të basteve dhe trukimeve do të japë rezultatet e dëshiruara. Nga Mauritania ku ndodhet për një vizitë në kuadër të turneut në disa vende afrikane, shefi i institucionit më të rëndësishëm të futbollit botëror komentoi raportin e Europolit që nxorri në dritë 380 ndeshje të dyshuara për trukim.

“Futbolli është një lojë dhe në këtë lojë do të ketë përherë pengesa. Disa manipulime nuk mund të ndalen kurrë”.

Në vijim ai shtoi se raportimet për trukimin e ndeshjeve nuk kanë qënë asnjëherë një risi për FIFA-n.

“E dimë shumë mirë se ka ndeshje që manipulohen por e dimë gjithashtu se është shumë e vështirë të arrijmë te organizatat kriminale dhe manipuluesit që orkestrojnë gjithçka”.

Lajme të ngjashme

Back to top button