Tetovë, lagjja e studentëve e lënë pas dore nga autoritetet komunale është ndriçuar nga disa aktivistë

“Lagjja e Studentëve” në Tetovë u ndriçua, por jo nga ata që premtohet në çdo fushatë parazgjedhore por nga “Revolucioni i qetë” i cili përbëhet nga disa aktivist të rinj. Kjo lagje ndodhet vetëm pesë minuta larg dy universiteteve dhe duket si në mesjetë, me infrastrukturë të shkatërruar, mbeturina, përdorues të drogës dhe qen endacak, shkruan Portalb.mk.

Këta të rinj, përmes një postimi në rrjetin social “Fejsbuk” kanë ironizuar me paaftësinë e autoriteteve komunale që të investoje në këtë lagje, e cila kryesisht banohet nga student të huaj.

“Më në fund, ndriçohet lagja e studentëve në Tetovë. Çdo 4 vjet, premtohet përmirësimi i infrastrukturës në këtë lagje. Bëhet fjalë për lagjen e cila kryesisht është e banuar nga studentët, pasi ndodhet vetëm pesë minuta larg nga të dy universitetet e këtij qyteti. Studentët në Tetovë jetojnë si në mesjetë, në një lagje me infrastrukturë të shkatërruar, mbeturina të hedhura gjithandej dhe si pasojë e kushteve të këqija dhe errësirës, në këtë vend, saktësisht gjatë natës, mblidhen përdoruesit e drogës” shkruajnë nga “Revolucioni i qetë”.

"Lagjja e Studentëve", Tetovë.
“Lagjja e Studentëve”, Tetovë.

Aksioni është përgatitur pa kontakt direkt të anëtarëve të grupit, respektivisht është përgatitur me etapa nga ana e më tepër anëtarëve.

Aksioni “Ndriçohet lagja e studentëve në Tetovë” është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur- Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button