fbpx

Vendimet që i miratoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme

Në mbledhjen e sotme të 47-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u shqyrtua Informacioni për dhënien e grantit përmes thirrjes së 25-të për ndihmë teknike dhe për thirrjen e 6-të për grant investues për ndërtimin e aksit rrugor Kriva Pallankë – Kufiri me Republikën e Bullgarisë si pjesë e Korridorit VIII, me tregues me NP për infrastrukturë hekurudhore “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ – Shkup, të dorëzojë aplikacionin për këtë grant deri te Fondi Investues për Ballkanin Perëndimor (WBIF).  

“Ky grant dukshëm  do të përshpejtojë procesin e përfundimit të hekurudhës mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si pjesë e detyrimeve të vendit tonë në zhvillimin e Korridorit 8 Pan-evropian, ndërsa me marrjen e grantit investues do të plotësohet konstruksioni financiar për ndërtimin e aksit rrugor Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë, i cili do të zvogëlojë borxhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Qeveria.

Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria sot shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për projektin “Përforcimi i sistemeve nacionale dhe lokale për mbështetjen e integrimin efektiv socio-ekonomik të romëve të kthyer nga Ballkani Perëndimor”, dhe ngarkoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Zyrën e Kryetarit të Qeverisë që t’i koordinojnë aktivitetet për zbatimin e projektit.

“Projekti ka për qëllim t’i avancojë kapacitetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor në nivel qendror dhe lokal për të zbatuar modele gjithëpërfshirëse për riintegrimin e të kthyerve me një agjendë më të gjerë për përfshirje sociale me promovimin e mirëqenies socio-ekonomike dhe zgjidhjen e shkaqeve themelore dhe faktorëve negativ për migrimin e romëve dhe popullatës së ndjeshme. Buxheti i projektit është 4,6 milionë euro dhe do të zbatohet rajonalisht në 3 shtete, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Republikën e Serbisë dhe Republikën e Shqipërisë. Është financuar nga Komisioni Evropian dhe UNDP”, thonë nga Qeveria..

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për formimin e një Këshilli të ri për mbrojtjen e konsumatorëve dhe miratoi Vendim për ndryshimin e anëtarëve të Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve.

“Këshilli në thelb ka për qëllim të kujdeset për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të konsumatorëve lidhur me mbrojtjen e shëndetit, sigurisë, interesave ekonomike dhe për informimin e tyre të rregullt në realizimin e të drejtave të tyre. Këshilli studion rregulloret ekzistuese ligjore dhe propozon ndryshime të duhura në fushën e mbrojtjes ligjore të konsumatorëve, e ndjek realizimin e Programit për mbrojtjen e konsumatorëve dhe i propozon Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut masa për realizimin e tij”, shtojnë nga Qeveria.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për projektin “Rehabilitimi efikas energjetik i konvikteve studentore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“Projekti ka të bëjë me avancimin e rindërtimit efikas energjetik dhe modernizimit të ndërtesave publike të zgjedhura në sektorin e arsimit (konvikte studentore në pronësi të shtetit) në Maqedoninë e Veriut, rritje konkrete e efikasitetit energjetik, integritetit strukturor dhe komoditetit themelor. Programi do të fokusohet në konvikte studentore në pronësi shtetërore në këto qytete: Shkup, Prilep, Manastir, Ohër dhe Shtip. Bashkë me rinovimin e efikasitetit  energjetik të ndërtesave dhe përforcimin strukturor, masat themelore për rehati do të jenë pjesë thelbësore e Programit, siç është rinovimi i instalimeve sanitare, rinovimi i pajisjeve elektrike, masat e sigurisë, dhomat standarde të punës, etj. me qëllim të përmirësimit të mjedisit jetësor mësimit për studentët.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ngarkoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që të përfshijë konviktin “Stiv Naumov” si prioritar në projektin “Rehabilitimi efikas energjetik i konvikteve studentore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtes#.

Qeveria sot e miratoi Informacionin për pajtueshmërinë e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse me kërkesë të Shoqatës për vrapim malor, ekspedita, alpinizëm dhe aktivitete të adrenalinës në malin “Treks”, me të cilën miratoi organizimin dhe zbatimin e garës “Vodno – Matkë Treil Maraton 2021 “me rekomandim për zbatimin e vazhdueshëm të protokolleve për ngjarjet sportive në ambient të hapur.

Në këtë mbledhje të Qeverisë, u pranua pëlqimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse me kërkesë të një grupi transportuesish komunal dhe ndër-komunal për rritjen e  numrit të lejuar të udhëtarëve nga 50% në 75% të kapacitetit total të automjeteve të përcaktuara me ligj për këtë qëllim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button