RMV, Regjistri Qendror dhe Revizioni edhe në fundjavë do të pranojnë Llogari vjetore nga kontabilistët

Kontabilistët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi që edhe gjatë fundjavës të dorëzojnë Llogarinë vjetore në dy institucionet përgjegjëse, në Regjistrin Qendror dhe Entit Shtetëror për Revizion, transmeton Portalb.mk.

Regjistri Qendror do të pranojë raportet edhe ë shtunën prej orës 08:00 deri në ora 16:00, për të vazhduar pastaj të hënën më 1 mars prej orës 08:00 deri në ora 20:00.

Enti shtetëror për revizion njoftoi që në bazë të Ligjit për kontabilistët, do të vazhdojë të pranojë raporte të shtunën dhe të dielën, prej orës 08:30 deri në ora 16:30.

Ndryshe, Oda e Kontabilistëve në Maqedoninë e Veriut kaë kërkuar më 22 janar nga Qeveria që të zgjatet afati për dorëzimin e llogarive përfundimtare deri më 30 prill, pasi deri më tani data përfundimtare është 28 shkurti.

Ata përkujtojnë se në vendet tjera ky afat është akoma më i gjatë, duke theksuar se në Bullgari dhe Serbi është deri më 30 qershor, në Kroaci deri më 30 prill, Gjermani deri më 31 mars, në Francë dhe Suedi deri më 31 korrik.

“Kërkesa jonë është afati për dorëzimin e llogarisë vjetore të shtyhet deri më 30 prill të dorëzuar në letër, ndërsa deri më 15 maj të dorëzuar në formë elektronike”, kishin kërkuar kontabilistët, për çka edhe kishin protestuar.

Ata gjithashtu kërkojnë që 10 mijë kontabilistë të mbështeten financiarisht në kuadër të Pakos së pestë të masave të Qeverisë. Kërkesat e tyre ishin refuzuar nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button