‘Lulëzon’ biznesi me teste të rreme PCR, gjashtë persona u kapën gjatë hyrjes në RMV

Gjashtë persona janë kapur me teste negative PCR të rreme. Personat janë zënë duke hyrë në vend në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup. Dy prej tyre janë nga Maqedonia e Veriut, dy nga Kosova, dhe një nga Turqia dhe Kazakistani, njofton Portalb.mk.

Siç është informuan nga Ministria e Brendshme, gjatë ditës së djeshme, 22 shkurt 2021, gjatë një kontrollit të R.B (36) dhe L.B (34), të dy nga Bogovina, Tetovë, u konstatua se kanë paraqitur PCR-teste negative të falsifikuara.

Më tej, gjatë të njëjtit kontroll, test i falsifikuar PCR është gjetur te njëzet e një vjeçarin R.B. nga Kazakistani.

Ministria e Brendshme informon se në të njëjtën ditë në të njëjtin vendkalim kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me teste PCR negative të falsifikuara, janë zënë edhe E.S (48) dhe A.S (46), të dy nga Kosova dhe G.H (50) nga Turqia.

Të gjashtë personat janë arrestuar dhe mbajtur për procedurë të mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button