RMV, janë ndarë 638 bursa për nxënësit romë në vitin shkollor 2020/2021

Nxënësve romë të regjistruar në klasën e parë dhe të dytë në vitin 2020/2021 u janë dhënë gjithsej 638 bursa. E gjithë kjo në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Orë të rregullta: Aksion për përfshirjen e romëve në arsimin fillor”, njofton Portalb.mk.

Ky projekt zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e hapur – Maqedoni, Shoqata “Qendra për Mbështetje Arsimore Dendo vas” dhe Fondacioni për Nisma arsimore dhe kulturore “Hap pas Hapi”.

Siç informojnë nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni, të drejtë për bursë kanë nxënësit rom, familjet e të cilëve janë përfitues të ndihmës sociale, e cila është e lidhur me të ardhurat e familjeve.

“Duke ndjekur këto kritere, bursat iu dhanë gjithsej 320 nxënësve të klasave të para. Bartësistët janë nga 58 shkolla fillore, nga 31 komuna. Në të njëjtën kohë, në këtë vit shkollor, janë ndarë 315 bursa për nxënësit romë të regjistruar në klasën e dytë, kurse tre bursa për nxënës të regjistruara në klasën e tretë. Ata janë nga 56 shkolla fillore në 28 komuna, 54% janë vajza dhe 46% janë djem. 280 bursistëve u është rinovuar bursa e vitit të parë që u është dhënë vitin e kaluar”, njoftuan nga Fondacioni.

Ata shtojnë se bursat do të ulin harxhimet financiare të familjeve rome për arsimimin e fëmijëve të tyre. Bursa është për një periudhë prej një viti shkollor dhe është në vlerë prej 400 euro në vit. Me këto fonde duhet të mbulohen harxhimet e shkollimit, ushqimit, veshjeve, mjeteve shkollore dhe materialeve, sporteve dhe pajisjeve të tjera për aktivitete jashtëshkollore. Nxënësit e rregullt mund ta mbajnë bursën për vitin aktual dhe ata që kalojnë në klasën tjetër potencialisht do të jenë në gjendje ta rinovojnë atë në vitin e ardhshëm shkollor.

“Projekti ka për qëllim të sigurojë qasje të barabartë në arsim për fëmijët romë dhe të motivojë fëmijët të jenë në  të rregullt në orë, por gjithashtu të ndihmojnë shkollat ​​të sigurojnë një mjedis mësimor gjithëpërfshirës ku respektohet diversiteti dhe ku të gjithë fëmijët ndihen të mirëpritur dhe të stimuluar në mënyrë të barabartë për të patur sukses”, kumtuan nga Fondacioni, nga ku përkujtojnë se projekti, i financuar nga BE, do të zbatohet deri në tetor të vitit 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button