fbpx

Mjeku Haliti, pas vaksinimit të tij kundër virusit korona këshilloi të gjithë të vaksinohen (VIDEO)

Mjeku specialist, Gazmend Haliti ishte njëri ndër mjekët e parë nga Spitali Klinik i Tetovës i vaksinuar kundër korona virusit. Në intervistë për Portalb ai tregoi rreth procesit të vaksinimit, efekteve të vaksinimit dhe eksperiencës së tij në këtë drejtim. Në fund ai këshilloi të gjithë të vaksinohen për të krijuar imunitet dhe të jenë më të përgatitur në rast se vijnë në kontakt me virusin.

Gazmend Haliti, mjek
Gazmend Haliti, mjek

Ishit njëri ndër mjekët e parë nga Tetova që u vaksinuat, si shkoi procesi?

Po është e vërtetë, isha njëri ndër mjekët e parë nga Spitali Klinik i Tetovës që sot u vaksinova me vaksinën Covid-19. Para disa ditëve ishim të kontaktuar nga ministria e Shëndetësisë , se a do ta pranojmë vaksinimin. Plotësuam një formular me të dhëna online, ku dje u bë konfirmimi për orën dhe vendin e marrjes në Spitalin e ri Modular pranë Klinikes Infektive në Shkup. Procesi ishte i organizuar, kisha orarin e caktuar për vaksinim, ku menjëherë bëra kontrollin nga një koleg, plotësuam një formular me të dhënat administrative dhe disa pyetje për shëndetin tim, pastaj bëmë regjistrimin në sistemin “Termini im” dhe morëm dozën e parë të vaksinës.

Çfarë keni përjetuar pas vaksinimit?
Normal ekzistonte një dozë e vogël e stresit, ndonjë shenjë tjetër jo.

Gazmend Haliti duke marrë vaksinën


A kishit ndonjë efekt negativ?

Sa i përket efekteve negative nuk vërehet ende diçka, përveç asaj një dhimbje e vogël u ndje gjatë aplikimit.

Sa mendoni se do të jeni të mbrojtur pas dozës së parë?

Vaksina merret me dy doza, normal se në dozën e parë rriten antitrupat për të luftuar dhe përgatitur organizmin për virusin.

Kur do e merrni dozën e dytë?

Doza e dytë është caktuar 21 ditë pas marrjes së dozës së parë, që do të thotë me 13-tin e muajit mars.

Gazmend Haliti, mjek

A duhet të zgjidhen vaksinat nga cila kompani të merret?

Për momentin në shtetin tonë ekzistoni vetëm vaksina Pfizer/BioNTech e cila ka pjesë që shfrytëzojnë nga kodi gjenetik që shkakton sistemi imunitar mbrojtës. Kjo vaksinë shfrytëzohet për herë të parë nga kjo kompani që rrit imunitetin nga Covid-19, ndërsa vaksina tjetër Sinovak shfrytëzon viruse të vdekura nga Covid-19, ajo e Astra Zeneka shfrytëzon viruse të pa-rrezikshme të modifikuara.

Cila është këshilla juaj tashmë që ka nisur vaksinimi?

Unë personalisht me përvojë medicinale i besoj shkencës. Vaksina Covid-19 nuk është e obligueshme por, preferoj që çdo njeri duhet  ta merr për krijimin e antitrupave për sistemin imunitar mbrojtës që të jetë i përgatitur nëse vjen në kontakt me virusin.

Më poshtë ndiqeni videon për të dëgjuar intervistën me mjekun Haliti, pas vaksinimit të tij.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button