Telefoni i parë Ubuntu lansohet në tetor

Ubuntu është sistemi më i ri operativ i cili do të hyjë në industrinë mobile, pas iOS dhe Android, natyrisht. Mirëpo, për këtë duhet të pritet deri në tetor 2013, kur edhe pritet që përdoruesit ta kenë telefonin e parë Ubuntu në duart e tyre.

Siç është publikuar në një artikull më poshtë, beteja për vendin e tretë tani është mes Microsoft dhe BlackBerry, mirëpo nuk dihet nëse në këtë mes do të mund të hyjë edhe Ubuntu për të marrë pjesë të rëndësishme të tregut.

Telefoni i mençur i cili bazohet në Ubuntu ishte paralajmëruar javë më parë, dhe i njëjti u mundëson përdoruesve të shijojnë sistemin operativ Linux në pajisje të ndryshme.

Modeli i parë i telefonit Ubuntu që do të përshtatet për Galaxy Nexus do të jetë në dispozicion më vonë gjatë këtij muaji, mirëpo fillimisht qasja është dhënë për zhvilluesit e aplikacioneve.

Lajme të ngjashme

Back to top button