Gjykata e Lartë lejoi prokurorin të marrë deklaratat mbi të ardhurat të ish-presidentit Trump

Ish-Presidenti Donald Trump pësoi një disfatë të hënën në përpjekjen e tij të gjatë për të fshehur hollësi mbi financat e tij ndërsa Gjykata e Lartë i hapi rrugën një prokurori të Nju Jorkut për të marrë deklaratat tatimore të ish-presidentit dhe të dhëna të tjera financiare si pjesë e një hetimi penal.

Pa bërë komente, gjykatësit hodhën poshtë kërkesën e zotit Trump për të bllokuar një vendim të gjykatës më të ulët të 7 tetorit që urdhëron firmën e kontabilitetit Mazars, t’i dorëzojë materialet tek një juri e thirrur nga Prokurori i Qarkut në Manhattan Cyrus Vance.

Gjykata e Lartë, e cila ka një shumicë konservatore 6 me 3 përfshirë tre të emëruar nga zoti Trump, kishte vendosur një herë lidhur me çështjen, korrikun e kaluar duke hedhur poshtë argumentin e zotit Trump se si president në detyrë ai gëzonte imunitet nga hetimet penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button