Messi vazhdon me Barcelonën deri në 2018-ën

Messi-Barcelona…një tregim që vazhdon. Argjentinasi simbol i futbollit modern dhe skuadra katalanase rifreskojnë lidhjen duke e zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2018. Gjithçka është zyrtare, sulmuesi argjentinas do të përfitojë rreth 11 milionë euro në sezon, ndërsa Barcelona garanton shërbimet e 4 herë fituesit të Topit të Artë edhe për 5 vite të tjera.

Sulmuesi dhe presidenti Sandro Rosell u takuan në zyrën e këtij të fundit duke hedhur firmën në kontratën e re edhe në praninë e zv/presidentit Josep Maria Bartomeu e drejtorit të klubit, Andoni Zubizarreta.

Bie në sy fakti se klauzola e largimit të tij prej 250 milionë Eurosh nuk ka ndryshuar, detaj që javët e fundit ka intriguar mediat gjermane që flasin për një ofertë të mundshme të Bayernit të Mynihut edhe pse një transferim në të tilla shifra mund të konsiderohet i çmendur.

Hera e fundit që numri 10 kishte shkelur në zyrat e drejtuesve katalanas ishte në vitin 2009 kur Lionel hodhi firmën deri në vitin 2016 për ta rinovuar së fundmi edhe me dy sezone shtesë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button