Ministria e Shëndetësisë: Drejtori i spitalit të Ohrit do të shkarkojë dhe suspendojë sekretarin i cili është vaksinuar kundër Covid-19 edhe pse s’ka qenë në listë

Drejtori i Klinikës së Përgjithshme në Ohër, dr. Goran Baleski sot do të shkarkojë dhe suspendojë sekretarin e spitalit, Antonio Naumoski, i cili është vaksinuar kundër Covid – 19 në spitalin mobil pranë Klinikës Infektive, në kundërshtim me planin nacional për covid imunizimin informoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Pasi në opinion doli lajme se, sekretari i spitalit është gjendur në listën e personave me prioritet dhe ka qenë ndër të parët që është vaksinuar kundër Covid-19, Baleski tha të shtunën se, Naumoski nuk është administrator i thjeshtë, vazhdimisht është me ekipin mjekësor i cili hyn në covid-qendrën në mesin e pacientëve me shoqërim të ekipeve profesioniste nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetëso, të bëjnë inspektime në spital. Baleski atëherë tha se Naumoski nuk e ka marrë vendin e asnjë punonjësi shëndetësor sepse, “ka pasur punonjës të infektuar që kanë krijuar antitrupa dhe nuk janë vaksinuar”.

Por, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, dënoi ashpër këtë veprim.

“Ministria e Shëndetësisë dënon ashpër abuzimin dhe shkeljen e përparësive të vaksinimit në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit. Asnjë person i cili nuk është në grupin që aktualisht ka përparësi për vaksinim, që janë vetëm punonjësit shëndetësorë të përfshirë në fazën e parë për imunizim, nuk duhet të vaksinohen”, deklaroi Filipçe të shtunën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button