Valdet Rama pranon ftesën e FSHF-së

Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, po vazhdon me ndryshimet në strukturën e skuadrës së tij. Ai dëshiron ta shtojë një tjetër sulmues kosovar në skuadrën e tij kuqezi. Bëhet fjalë për sulmuesin këmbëshpejtë, Valdet Rama, i cili javën e kaluar u bashkua me Real Valladolidin në La Ligën spanjolle. 

Ditë më parë, shefi i zyrës së talenteve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, Redi Jupi, njoftoi se FSHF-ja ka kontaktuar me Valdetin për ta bërë atë anëtar të Kombëtares shqiptare. Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, Rama ka konfirmuar interesimin e FSHF-së dhe përzgjedhësit De Biasi për shërbimet e tij. Valdeti ka deklaruar se dëshiron të luajë me Shqipërinë, duke konfirmuar telefonatën e marrë nga përzgjedhësi De Biasi. 

Ai nuk e di se kur do të vishet me fanellën kuqezi, mirëpo gjithçka pritet të vendoset pasi të pajiset me pasaportën shqiptare. Rama ka folur edhe për skuadrën e tij të re, Real Valladolid, duke shprehur kënaqësinë që do të luajë me këtë klub. 

Sulmuesi kosovar nuk e ka shumë kokëçarje të punojë me trajnerin serb të Valladolidit, Miroslav Xhukiç, i cili e përzgjodhi atë për ta transferuar në skuadër. 

Lajme të ngjashme

Back to top button