Zaev: Populli është i dëshpëruar, të gjendet Mijallkov, nuk ka marrëveshje politike

Kryeministri Zoran Zaev, sot deklaroi se nuk ka marrëveshje politike për arratisjen e ish shefit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, njofton Portalb.mk.

“Absolutisht nuk ka kurrfarë marrëveshje politike, fillimisht unë jam i lumtur që si pushtet ekzekutiv kemi siguruar kushte që në kohën pas regjimit është organizuar proces gjyqësor dhe pres që këtë javë ashtu siç është paralajmëruar të finalizohet dhe tanimë është paralajmëruar dënim, dhe sipas të gjitha gjasave ajo është arsyeja se pse nuk është mundur të gjendet personi Sasho Mijallkov në shtëpi. Pres që të ketë zgjidhje të plotë të rastit dhe pres që sa më shpejtë të lokalizohet dhe të vendoset në paraburgim shtëpiak”, tha Zaev.

Në pyetje gazetareske se si do të pritej përgjegjësi për arratisjen e Mijallkovit, kur nuk ka përgjegjësi as për arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, Zaev porositi se pret hetim të plotë për atë nëse dikush ka qenë i përzier në zbatimin e vendimit për paraburgim.

“Nuk do të hyjë në detaje pasi që jam transparent por mund të prish hetim dhe do të del se unë jam hetues, prokuror, gjykatës dhe ngjashëm. Edhe njëherë do të them se populli ynë është i dëshpëruar dhe pres që të lokalizohet dhe gjendet që nëse do të dënohet ta mbajë dënimin. Pres detaje për atë se çfarë ka ndodhur, ku a qenë kur është zbatuar vendimi pse nuk është gjetur personi dhe ngjashëm. Në pajtueshmëri me atë, paralajmëroj përgjegjësi. Nëse do të jetë BSP, ASN, ministri, kryeministri dhe kushdo qoftë, nëse ka gabuar. Nëse ekziston përgjegjësi, do të kërkohet përgjegjësi nga kushdo qoftë”, tha Zaev.

Ndryshe, nga e diela në orën 16:00 ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkovit, i është humbur çdo gjurmë. Atij paraprakisht masat e deritanishme të sigurisë dje iu ndërruan me burgim shtëpiak, pas kërkesës së prokurorisë për lëndën “Target-Fortesa”, për të cilin gjykata pritej të vendosë më 26 shkurt.

Para se të zbulohej informacioni për zhdukjen e Mijalkovit, në rrjetet sociale reaguan disa qytetarë për praninë e madhe të policisë në daljet të Shkupit, të cilët, të armatosur me pushkë automatike, kontrolluan të gjitha automjetet.

Emri i Mijalkovit tashmë edhe zyrtarisht qëndron në mesin e të kërkuarve në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe është lëshuar urdhër arrest dhe po kërkohet.

“Mijalkov Sasho, babai Jordan, nëna Milka, i lindur me 15.09.1965 në Shkup, me vendbanim në rrugën Naroden Front Nr. 5-31 në Shkup, kërkohet pas urdhrit për lëshim të fletëarrestit nga Gjykata Themelore Shkupi 1, ndërsa në bazë të vendimit të gjykatës me të cilin iu shqiptua masa e arrestit shtëpiak, për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës – “Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar “nga neni 353, vepra penale “Bashkimi kriminal” nga neni 394 dhe vepra penale “Pranim shpërblimi për ndikim të paligjshëm” nga neni 359 i Kodit Penal”, thuhet në buletinin e MPB-së për personat në kërkim.

Pothuajse tre javë para premtimit dhe dhënies së fjalës më 26 mars 2019 para Gjykatës së Apelit se ai nuk do të arratisej, Mijalkov dha një deklaratë tjetër. Kjo deklaratë u dha më 8 mars 2019 para Gjykatës Themelore Penale në Shkup, menjëherë pas vendimit në çështjen “Titanik 2”, me të cilin para dy vitesh ai u dënua me 3 vjet burg. Pastaj Mijalkov tha se problemet nuk zgjidhen duke ikur dhe se stili i tij i jetës nuk është të ikë.

Të premten ishin fjalët përfundimtare të mbrojtjes, ndërsa me date 26 shkurt do të merret vendimi i plotfuqishëm nga ana e gjykatës.

Lexoni më shumë për rastin “Target-Fortesa” duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button