Rasti Almiri, gjykata të mos tallet me drejtësinë: Sikur në ish Jugosllavi dënohet viktima, e jo dhunuesi

Nën organizim të familjarëve dhe miqve të familjes së Almir Aliut, i cili humbi jetën si pasojë e goditjes me veturë nga Boban Iliq, sot përpara Gjykatës Themelore të Kumanovës është protestuar për shkak se babai, xhaxhai dhe kushëriri i Almirit duhet që të paraqiten në burg për mbajtjen e dënimit prej 6 muajve, gjegjësisht 9 muajve, njofton Portalb.mk.

Nën moton “Drejtësi dhe liri”, sot u mbajt protestë përpara Gjykatës Themelore të Kumanovës kundër letër-urdhrit që familjarët e Almirit të burgosen për shkak se ashtu ka vendosur Gjykata e Apelit. Qytetarët fishkëllen dhe dërguan porosi në drejtim të gjykatës “Duam drejtësi”, “poshtë gjykata”.

Përpara të pranishmëve u lexua dhe deklarata e protestës, me disa kërkesa.

“Jemi mbledhur të shprehim indinjatën tonë qytetare dhe kombëtare, kundër gjykatës, që në vend ta dënojë vrasësin dhe kriminelin Boban Iliq, përkundrazi i dënon me burg, familjarët, babain, xhaxhain dhe kushëririn e tij me burg. Ne jemi këtu se për neve ajo jo vetëm që nuk ndanë drejtësi, por ajo njësoj se sikur gjykatat e Millosheviqit, që dikur i dënonte shqiptarët në ish Jugosllavi, edhe për atë se kur rriheshin nga policët, ndonjëri nga policët e lëndonte dorën apo gishtin duke i rrahur shqiptarët”, tha Fuat Aliu, kushëri i babait të Almirit.

Nëpërmjet deklarate u kërkua që gjykata ta shqyrtojë vendimin dhe viktimat, në këtë rast, familjarët e Almirit t’i shpallë të pafajshëm.

“Vendimi për burgosjen e viktimave, pra familjarëve të Almirit, gjithsesi është i padrejtë, etnocentrik dhe antishqiptar. Prandaj ne sot këtu jemi që të kërkojmë nga kjo gjykatë që ta rishqyrtojë këtë vendim, të mos tallet me drejtësinë, pasi që revolta që i bëhet dhe padrejtësia mund të jetë shpërthim me përmasa të paparashikuara. Ne jemi të mbështetur për muri dhe nuk kemi ku të shkojmë, prandaj kërkojmë nga kjo gjykatë që të mos sillet me shpërfillje ndaj zërit të popullit, pasi që po ky popull të ngarkon dhe të shkarkon. Kërkojmë që viktimat të shpallen urgjentisht të shpallen të pafajshëm dhe të lirohen nga çdo akuzë, lënda e Almirit të vogël duhet të kthehet në rigjykim dhe gjithsesi vrasësi duhet të dënohet për veprën e bërë dhe jo për aksident trafiku. Kërkojmë që familja e Almirit të dëmshpërblehet për dëmet që i ka përjetuar për humbjen e djalit dhe për të gjitha pasojat fizike që i kanë përjetuar”, shtoi Aliu.

Foto nga protesta, Kumanovë 22.02.2021
Foto nga protesta, Kumanovë 22.02.2021

Gjithashtu u dërgua porosi edhe te faktori i brendshëm dhe ai ndërkombëtar.

“I drejtohemi kryeministrit dhe në veçanti ministrit të Brendshëm, nëpër media flitet se nuk kanë ndikim, por ata në mënyrë të tërthortë po e krijojmë politizimin e gjykatave dhe nga ai politizim i kemi këto dënime dhe vendime gjyqësore.  drejtohemi edhe Avokatit të ri të Popullit që e ka gjasën që të dëshmojë duke qenë në anën e popullit, i drejtohemi bashkësisë ndërkombëtare, SHBA, BE, OSBE, që ta ngrenë në forumet e tyre të drejtësisë ndërkombëtare dhe të ndihmojnë në vendosjen e drejtësisë.  Përveç Zotit e popullit, dhe miqve tanë ndërkombëtarë nuk kemi shpresë diku tjetër. Ne nuk do të ndalemi duke protestuar”, tha Aliu.

Në fund të protestës u paralajmërua se revolta do të vazhdojë më 26 shkurt, në ora 13:00 në Shkup.

Paraprakisht, avokati i babait të Almirit, Asmir Alispahiq për Portalb.mk paraprakisht deklaroi se do të kërkojnë nga Gjykata që mbajtja e burgut të anulohet.

Avokati gjithashtu tha se po përgatit aplikacionin për ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburgut, pasi që ligji ua pamundëson të ankohen në Gjykatën Supreme.

“Njëkohësisht po e përgatisim aplikacionin për Strasburg pasi që ne nuk mund të dorëzojmë në Supreme të dorëzojmë ankesë. Për aplikacionin kemi kohë edhe 2-3 muaj”, tha Alispahiq.

Sipas kësaj, të gjitha mjetet juridike janë shterur në Maqedoninë e Veriut dhe shpresa e vetme ka mbetur Strasburgu.

Rasti Almir Aliu

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën “vrasje me paramendim“, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra  rënda kundër sigurisë  njerëzve dhe pronës  komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i BobanitBojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat AliunSami Demirin dhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.

Më 5 prill të vitit 2018Boban Iliq, u dënua me 6 vjet burg, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj burg. I njëjti vendim u rikonfirmua në rigjykimin e dytë.

Lënda shkoi në Gjykatën e Apelit, e cila e ktheu prej në nga e para për shkak të shkeljeve që ishin bërë në procedurë. Gjykata Themelore e Kumanovës sërish me të njëjtat dënime i dënoi të akuzuarit. Lënda shkoi sërish në Apel, ku tani kjo Gjykatë ndërroi mendje dhe për dallim prej herës së parë, Iliqit ia uli dënimin prej 6 në 4 vjet, ndërkaq të tjerëve ua uli dënimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button