RMV, Asociacioni i Mediave ka shprehur mbështetje për nismën e Qeverisë për ndryshimin e nenit 102, për fushatat

Nga Asociacioni Maqedonas i Mediave sot kanë kumtuar se janë në një vijë me Qeverinë e RMV-së sa i përket ndryshimit të nenit 102 të Ligjit aktual mbi Shërbimet e Mediave Audio dhe Audiodivizive, nen ky i cili ndalon përdorimin e fondeve buxhetore për çdo informim apo fushatë përmes transmetuesve privat, shkruan Portalb.mk.

Nga AMM-ja potencuan se për këtë janë mbështetur në shembujt e shteteve të Bashkimit Evripian dhe se konsiderojnë se publikut duhet ti mundësohet informimi në mënyrë të vërtetë dhe në kohë për tema të cilat kanë interes të jashtëzakonshëm publik.

“Duke marrë parasysh praktikën pozitive evropiane, e cila lejon dhe rekomandon transmetimin e fushatave jopartiake me interes të jashtëzakonshëm publik, siç janë fushatat për masat e mbrojtjes nga Covid-19, në drejtim të mbajtjes së distancës, mbajtjes së maskave, etj., ne konsiderojmë se si publiku evropian ashtu edhe ai i brendshëm duhet të informohen në mënyrë të vërtetë dhe në kohë për tema dhe çështje me interes të jashtëzakonshëm publik që kanë efekt të drejtpërdrejtë tek qytetarët e Maqedonisë siç janë: anti-korrupsioni, lufta kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme, integrimi i vendi në BE, lufta për ajrin e pastër, etj. Prandaj, shoqata jonë e televizioneve kombëtare tokësore kërkon nga Qeveria që të përgatisë një amendament të propozuar në nenin 102, të cilin më pas do t’ia paraqesë Kuvendit të Maqedonisë, pas së cilës ne presim që Kuvendi të sigurojë ndryshimin e sipërpërmendur të propozuar nga Qeveria” -deklaruan nga AMM-ja.

Nga qeveria dje për Alsat kishin theksuar nevojën e ndryshimit të nenit 102 duke komentuar një vendim të qytetit të Shkupit që ka angazhuar një agjenci marketing për aktivitetet e qytetit me karakter publik.

“Është e domosdoshme të përcaktohen mekanizmat, dhe kjo do të thotë ndryshim adekuat i nenit 102, për t’u mundësuar institucioneve të realizojnë komunikime publike (fushata), ekskluzivisht për interes publik dhe përmes radiodifuzerëve për tema që janë jetike për qytetarët dhe shtetin, siç janë për shembull, vaksinimi, lufta kundër korrupsionit, ballafaqimi me dezinformatat dhe të ngjashme” njoftuan nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button