VMRO-ja u mburr që arriti të grumbullojë 2,5 herë më shumë nënshkrime kundër regjistrimit se sa është e nevojshme

Ky hap i Mickovskit është vetëm për nevoja brenda partiake dhe për përmbushjen e tekave personale, reaguan nga LSDM-ja përderisa nga VMRO-DPMNE u mburr që, në kuadër të aktivitetit i cili filloi dje, për vetëm tre orë kanë siguruar 2,5 herë më shumë nga nënshkrimet qytetare apo 10 mijë, të cilat do të ishin të nevojshme për paraqitjen e një propozimi për të anuluar Ligjin për Regjistrimin e popullsisë, shkruan 360 shkallë.

“Mbi 25.000 qytetarë për tre orë i thanë “jo” Zaevit për regjistrimin e falsifikuar të popullsisë. Në mbi 300 punkteve në vend qytetarët në mënyrë masovike dolën dhe pa frikë e shprehën qëndrimin tyre. Qytetarët i dërguan mesazh Zaevit. Nëse Zoran Zaev ka të paktën pak mëshirë, pas porosisë që i dërguan qytetarët, do të tërheq ligjin për regjistrim” kumtuan nga VMRO-DPMNE.

Nga paria opozitare theksojnë se Zaev ka mundësi që pranoje dorën e zgjatur nga VMRO-DPMNE dhe të organizoje regjistrim elektronik. Me realizimin e regjistrimit elektronik, sipas VMRO-DPMNE, shteti do të ketë informacione të qarta në lidhje me këtë.

Nga LSDM-ja, përsëri, theksuan se VMRO-DPMNE vazhdon me politikën e tyre destruktive, dhe, siç kumtojnë, jashtëzakonisht të papërgjegjshme duke punuar kundër qytetarëve dhe shtetit.

“Në kohën kur shteti, pas thuajse 20 viteve, bëhet gati për regjistrimin e popullatës, VMRO-DPMNE në krye me Hristijan Mickovskin mundohen të parandalojnë dhe sabotojnë operacionin statistikor. Iniciativa për mbledhjen e nënshkrimeve kundër Ligjit për Regjistrim nuk do të mund të parandaloje këtë proces kaq të rëndësishëm për qytetarët dhe për të ardhmen e shtetit” kumtuan nga LSDM-ja.

Ndryshe, partia VMRO-DPMNE ka nisur të shtunën mbledhjen e nënshkrimeve për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, të paraparë për muajin prill.

Maqedonia e Veriut regjistrimin e fundit e ka mbajtur në vitin 2002.

Në vitin 2012 kishte një përpjekje për regjistrimin e popullsisë, por ai ishte ndërprerë disa ditë pasi kishte nisur për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me regjistrimin e diasporës shqiptare.

Sipas regjistrimit të fundit, Maqedonia e Veriut ka rreth 2 milionë banorë, prej tyre, 25.17 për qind janë shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button