E konfirmoi Zaev: RMV-ja do të porosite 100 mijë doza të vaksinës ruse, “Sputnik”

Maqedonia e Veriut do të porosite 100 mijë doza të vaksinës e cila është prodhuar në Rusi, Sputnik, këtë e konfirmoi sot kryeministri Zaev në një konferencë për shtyp. Rikujtojmë se dozat e para të vaksinave kundër virusit korona në vend arritën me datë 14 shkurt nga Serbia, shkruan Portalb.mk.

Zaev sot konfirmoi se shtetasit e RMV-së do të vaksinohet edhe me vaksinën ruse, ai shtoi se vendi ka bërë porosi për secilën vaksinë kundër Kovid-19 e cila ekziston aktualisht në botë.

“Do të porosisim vaksina edhe nga Sputnik, pra vaksina Ruse. I kam dhënë udhëzimet. Më kanë informuar se ka kapacitet edhe për 100 mijë dhe i kam lajmëruar që të bëhet porosia edhe nga atje. Do të thotë gjithçka që ekziston si vaksinë, kemi bërë tashmë porosi dhe marrëveshje gjithashtu”, theksoi Zaev sot në një konferencë për shtyp.

Më 14 shkurt, kryeministri Zoran Zaev ka pranuar 4.680 doza të vaksinës nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përkundër se ishte paralajmëruar të ndodhë më 11 shkurt. Këto vaksina janë vaksinat e para dhe të vetme deri më tani në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pritet të vijnë dhe vaksinat kineze.

Për të siguruar mbrojtje ose imunizim kolektiv, gjegjësisht për të ndërprerë përhapjen e kovid-19, siç thonë nga Organizata Botërore të Shëndetësisë, është e nevojshme që rreth 70% e popullatës të vaksinohen. Ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se duhet kohë për të vaksinuar 70 përqind të popullsisë në mënyrë që, të themi kushtimisht, të mund të “merrnim frymë” më lirshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button