Gjokoviq është shpallur kampion i Australian Open edhe këtë vit

Tenisti serb Novak Gjokoviq, ka fituar çmimin e tij të nëntë në turneun Australian Open dhe të 18-in titull Grand Slam, pasi ka mposhtur tenistin rus, Daniil Medvedev me rezultat, 7-5, 6-2, 6-2, shkruan REL.

Gjokoviq, 33-vjeçar, ka qenë më agresiv në setin e parë, në të cilin janë shkëmbyer vazhdimisht pikët.

Ky është trofeu i tretë me radhë për Gjokoviqin në turneun në Australi.

Medvedev, në anën tjetër, tenisti i katërt në botë momentalisht, ka tentuar që të fitojë titullin e tij të parë Grand Slam këtë të diel.

Një ditë më parë japonezja Naomi Osaka është shpallur kampione e këtij turneu në kategorinë e grave.

Në ndeshjen e 20 shkurtit, të përcjellë me erë të madhe dhe para një audience të kufizuar prej 7,500 personash – për shkak të pandemisë së koronavirusit – Osaka ka fituar me rezultat, 6-4, 6-3, në garë kundër amerikanes Jennifer Brady.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button