Ambasadorët e rinj për ndryshime klimatike kanë simuluar Konferencën e KB për ndryshimet klimatike COP26

Njëzet ambasadorë të rinj për ndryshime klimatike, së bashku me ekspertë dhe aktivistë civilë, janë sot pjesë e simulimit të parë të Konferencës së KB për Ndryshimet Klimatike COP26, e cila po mbahet në vendin tonë dhe më gjerë, e organizuar nga “Go Green”, shkruan Meta.mk.

Ambasadorët e rinj, të cilët ishin trajnuar më parë përmes kursit në internet të diplomacisë klimatike, dëgjuan rekomandimet e ekspertëve para konferencës, duke theksuar se ata janë përfaqësuesit e një brezi që do të duhet të bëjnë përpjekje të mëdha për të zbutur efektet e ndryshimit të klimës.

Në këtë simulim, të rinjtë punuan në dy grupe, me rolin e përfaqësuesve të shteteve, ekspertëve dhe mediave, mbi një version të tekstit që kishte të bëjë me çështje të ndryshimeve të klimës. Ata negociuan, diskutuan dhe punuan për ndryshimet e tekstit, duke mësuar rreth punës dhe mënyrave në të cilat politikanët dhe diplomatët veprojnë dhe marrin vendime.

Sipas Teodora Obradoviq-Grnçarovska nga Ministria e mjedisit jetësor, nevoja për veprim klimatik po rritet vazhdimisht dhe roli i të rinjve në këtë proces do të jetë vendimtar.

“Maqedonia po e zbaton skenarin e gjelbër të Strategjisë për energjetikë, i cili parashikon qëllime konkrete në tejkalimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile dhe zëvendësimin me burime të ripërtëritshme të energjisë, në përputhje me përpjekjet për të zvogëluar emetimet e gazeve serë”, tha Obradoviq-Grnçarovska.

Ambasadorët e rinj të klimës u përshëndetën nga ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë, Rejçël Gallouej dhe Andrea Silvestri. Gallouej u tha të rinjve se sfida e përballjes me ndryshimet e klimës i prek jo vetëm shtetet ose kompanitë, por secilin individ.

“Të rinjtë e kanë rolin vendimtar në motivimin e të moshuarve për të marrë seriozisht me sfidën e ndryshimit të klimës, sepse kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e tyre”, tha Gallouej, duke shprehur kënaqësinë që vendi po zgjedh rrugën e dekarbonizimit, energjisë së pastër dhe të skenarit të energjisë së gjelbër.

Projekti Ambasadorët e Rinj për Ndryshimet Klimatike, sipas Antonio Jovanovski nga Go Green, synon të edukojë të rinjtë për diplomacinë klimatike, të krijojë kërkesa të të rinjve për ndryshimin e klimës dhe të rrisë ndërgjegjësimin në vend për rëndësinë e qëllimeve ambicioze. Për Konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike (COP26). Përmes trajnimit të diplomacisë klimatike, një fushate për ndryshimin e klimës, si dhe simulimit të Konferencës, të rinjtë dhe publiku i gjerë duhet të njihen me procesin e negociatave për ndryshimet klimatike, si të plotësojnë kërkesat e të rinjve, rëndësinë e kontributeve kombëtare dhe vetë Konferencën. Simulimi COP26 dhe projekti Ambasadorët e Rinj për Ndryshimet Klimatike mbështeten nga Ambasada Britanike në Shkup, ndërsa COP26 e këtij viti do të mbahet në nëntor në Glasgow, MB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button