Me ligj të vjetër, shërbime inspektimi me personel të pa kompletuar, punëtorët e fusin “kokën në thes” – ligji ri mbase deri në fund të vitit

Ligji ekzistues për Siguri dhe shëndet në punë u miratua në 2007 kurse një seri sondazhesh tregojnë se progresi i pritur nuk është arritur. Shkalla e rasteve të vdekjes në punë është 3,19 që do të thotë se për çdo 100 mijë të punësuar, 3 deri në 4 punëtorë vdesin, ndërsa shkalla e lëndimeve në punë është 19,18, shkruan 360 gradë, njofton Portalb.mk.

Të dhënat e Shoqatës së Maqedonisë për mbrojtje në punë, e cila që nga viti 2008 çdo vit rregullisht boton raporte të lëndimeve dhe aksidenteve në punë, tregojnë se në vitin 2019, shkalla e vdekjeve në punë është ulur, por shkalla e lëndimeve në punë është rritur.

Sipas raportit të fundit për vitin 2019, janë regjistruar 178 aksidente në punë, 25 prej të cilave me pasoja fatale.

Shkalla e vdekjes është 3,19 që do të thotë se për çdo 100,000 të punësuar, vdesin 3 deri në 4 punëtorë, që është një përqindje mjaft e lartë krahasuar me, për shembull, Mbretërinë e Bashkuar, ku norma është 0,5. Lidhur me lëndimet në punë, shkalla është 19,18 dhe është më e lartë krahasuar me 2018, kur ka qenë 16,3.

Kjo vë në pah nevojën për të miratuar një ligj të ri për mbrojtje dhe siguri në punë.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se deri në fund të këtij viti projektligji aktual do të bëhet ligj.

Pandemia është një nga arsyet që e ngadalësoi hartimin e tij, por ekziston një draft fillestar i Ligjit të ri për siguri dhe shëndet në punë, i cili do të vendoset për debat, konsultim dhe harmonizim më vonë këtë vit.

Problemi kryesor në zbatimin e masave aktuale është faktori njerëzor, kurse si arsye për zbatim jo konsistent – aspekti financiar, faktori arsimor, faktori i vetëdijes dhe përgjegjësisë, tregon analiza e Shoqatës së Maqedonisë për mbrojtje në punë dhe Asociacioni për kërkime juridike-ekonomike “Juridika”, e cila para pak kohësh publikoi botimin “Siguria dhe shëndeti në punë – monitorimi i situatës” në lidhje me dobësitë në zbatimin e ligjit.

“Mungesa e të kuptuarit të rëndësisë së parandalimit të lëndimeve, sëmundjeve profesionale dhe vdekjes në punë (si rezultat i ndonjë aksidenti ose lëndimi) është faktor i rëndësishëm negativ në zbatimin e normave të parashikuara në sistemin e përgjithshëm ligjor për SSHP. Dispozitat ligjore, megjithëse kanë një numër mospërputhjesh, goditjet më të mëdha i marrin pikërisht nga moszbatimi ose zbatimi i pjesshëm në praktikë, i cili në shumë raste është rezultat i mungesës së vetëdijes dhe përgjegjësisë për kuptimin e sistemit të SSHP, si dhe profil i ulët etik dhe moral i personit (papjekuri) i cili është përgjegjës për zbatimin e masave të SSHP. Në shumë raste, është punëdhënësi, por paraqitet edhe punëmarrësi, si dhe punonjësit në organet kompetente shtetërore për mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të dispozitave për SSHP”, thuhet ndër të tjera në botim.

Duke pasur parasysh që rolin kryesor në zbatimin e ligjit e kanë shërbimet e inspektimit, te të cilat, një problem tjetër është numri i vogël i inspektorëve krahasuar me numrin e kompanive, mungesa e një praktike të unifikuar të veprimit në të gjithë vendin, e deri te çështja e pagës dinjitetshme.

E gjithë kjo rezulton me kuantitative dhe kualitative të cilësisë së mbikëqyrjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button