Manastir, hyrën në fuqi rekomandimet dhe masat afatshkurte kur tejkalohet pragu i alarmit

Sipas të dhënave nga Sistemi Shtetëror i Automatizuar i Monitorimit për Cilësinë e Ajrit Ambiental dhe parashikimi i motit i marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informoi se pragu i alarmimit për PM10 (që tejkalon vlerën e 163 mg/m3 gjatë dy ditëve radhazi) të përcaktuar në Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për vlerat kufitare, nivelet dhe llojet e ndotësve në ajrin ambiental, pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për vlerën kufitare, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjate, u tejkalua në pikat matëse në Manastir – Manastir 2, njofton Portalb.mk.

Tabela në vazhdim tregon përqendrimet mesatare ditore të PM10 në pikat matëse ku ka dukuri të tejkalimit të pragut të alarmit.

Manastir 2

 

18.02.2021 163.32
19.02.2021 179.36

Ndërkaq, MMJPH-ja ka dorëzuar informacione për tejkalimin e pragut të alarmimit deri te Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, Drejtoria e Mjedisit Jetësor, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun në MMJPH, Instituti i Shëndetit Publik dhe Njësitë për Vetqeverisjen Lokale ku ka një seri të ndotjes alarmante të ajrit.

Sipas konkluzioneve nga procesverbalet e seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 28.11.2017, në Manastir hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat afatshkurtra kur tejkalohet pragu i alarmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button