Ikja e trurit dhe ikja e të rinjve (Brain Drain) “Problem apo Sfidë e Kohës”

Ikja e trurit dhe ikja e të rinjve nga vendet e Ballkanit Perëndimor është fenomen që kërkon përpilimin e një strategjie reformuese dhe afatgjate nga të gjitha sferat që mund të kenë ndikim në parandalim e exodusit masiv. Duke i pasur parasysh ndryshimet në mundësitë dhe kërcënimet që i paraqiten vendit nga ndryshimet e brendshme në kontekstin gjinor, politik dhe ekonomik si dhe në procesin e Evropianizimit të Maqedonisë së Veriut, në mënyrë urgjente janë të nevojshme krijimi i mekanizmave mbrojtës për demografinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë ekonomik dhe demografik.

  • Ky proces po shkakton disbalancim permanent në ofertën e fuqisë punëtore, mungesa të shumta në profesione si: staf mjekësor, arkitekt, teknolog, inxhinier, punëtorë teknik, staf akademik cilësor, etj. E gjithë kjo po krijon mungesa dhe probleme për biznesin vendor në gjetjen, mbajtjen dhe zhvillimin e personelit të punës.
  • Konteksti I problemit qëndron në sistemin e korruptuar, padrejtësitë në përzgjedhje, zhvillim dhe promovim në punë, pagesat e ulëta, diskriminim, infrastrukturë e dobët jetësore, shërbime jo cilësore të edukimit, shëndetësisë, sportit dhe rekreacionit, mungesa e mbrojtjes së të drejtave të punëtorit, manipulimi I përgjithshëm shoqëror, jo stabiliteti politik, lejimi I përdorimit/shitjes së narkotikëve, rritja e krimit, manipulimi me divergjencat fetare, etnike dhe ideologjike etj.
  • Përfituesit kryesorë nga zgjedhja e këtij problemi paraqiten të gjithë aktorët social (individi, familja dhe shteti):

o Demografia – rritja ose mbajtja e popullsisë aktive në vend, përmirësimet në balancave për mbajtje e të rinjve nëpër vende urbane dhe rurale, ndalimi I migracionit të brendshëm, rritja e numrit të të rinjve të shkolluar të gatshëm për kontribut, etj.

o Ekonomia – rritje ekonomike, të ardhur më të larta, rritje e pagave, rritje në të ardhurat e tatimeve, stabilitet në fondin pensional, të hyra më të mëdha në buxhet, investime më të mëdha, GDP për capita në rritje, rritje të konkurrencës dhe kualitetit të inovacioneve, rritje të ofertave dhe strategjive në dobi të konsumatorit, punëtorit, dhe shtetit.

o Politika Sociale – mbajtja e bilanceve në transferet sociale, stabilitet në fondin pensional, rritje të vetëpunësimit, etj

o Aspekti juridik – Krijimi I ligjeve për mbrojtje të konkurrencës, punonjësve, ambientit, korrupsionit etj.

o Arsimimi dhe shëndetësi – ngritja e vetëdijes për arsimim cilësorë, kuadro të mjaftueshëm, edukim alternativ, trajnime joformale,  etj

o Përforcimin e institucioneve me njerëz të rinj dhe kualitativ dhe shërbimeve më të mira dhe cilësore për shëndetësi.

  • Mbajtja dhe tërheqja e punonjësve duke I krijuar sisteme të drejta dhe mundësi të barabarta për zhvillim dhe mirëqenie më të lartë ekonomike do jetë vendimtare për qëndrimin e tyre në vendlindje vs avantazheve që I ofrojnë vendet perëndimore.
  • Trajtimi dhe zgjedhja e këtij problem shoqëror kërkon strategji dhe masa afatgjate me të cilat do të mbrohet dhe zhvillohet mirëqenia shoqërore në më shumë dimensione të jetesës së të rinjve në Maqedoninë e Veriut.

Krijimi i kushteve më të mira për jetesë duhet filluar nga: përmirësimet infrastrukturore, ambient më të mire në punë, rroga më të larta, arsim, shëndetësi, kulturë, sport, dhe vetëdije për drejtësi, barazi, transparencë, gjithë-përfshirje, dhe meritokraci në zbatimin e politikave shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button